Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të hënën se Dega e LDK-së në Kaçanik, është model për gjithë Kosovën, pasi që 46% të listës për asambleistë i ka vendosur gratë dhe vajzat, ndërsa kandidati për kryetar komune Shkëlqim Jakupi, është ndër kandidatët më të rinj në Kosovë.
“LDK e Kaçanikut i ka dhënë mësim gjithë Kosovës, edhe LDK-së edhe mua personalisht. Ju keni treguar se gratë dhe vajzat janë potencial i fuqishëm i zhvillimit dhe përparimit për shoqërinë tonë”, ka thënë Mustafa.
Kreu i LDK-së, ka thënë se kryetari i ri i Kaçanikut, Shkëlqim Jakupi e ka dijen, përvojën dhe moshën për të qenë një kryetar i suksesshëm. Mustafa ka thënë se kandidimi i Jakupit tregon se LDK po ju jep përparësi një gjenerate të re e cila po krijon një kulturë të re politike për qeverisje të mirë, me duar të pastra dhe në shërbim të qytetarëve.
“Kosova ka nevojë që LDK të qeveris edhe në komunat tjera të Kosovës. Politikat e LDK-së dhe programi i saj janë treguar më efikaset, më demokratike dhe më afër qytetarëve. Në asnjë komunë të qeverisur nga LDK nuk ka pasur afera korruptive, ndërsa interesat e qytetarëve janë përfaqësuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Mustafa.
Ai ka shtuar se LDK ka krijuar një traditë të fortë politike të shtetndërtimit dhe qeverisjes në interes të qytetarëve. “Themelet e kësaj tradite politike i ka vendosur Presidenti Rugova. Tani jemi në një periudhë të re dhe ballafaqohemi me probleme të reja, por rrugën dhe veçoritë do t’i ndërtojmë në frymën e krijuesit dhe themeluesit tonë, Presidentit Rugova. Edhe sjelljen dhe kulturën politike do ta kemi nga trashëgimia e tij politike”, ka thënë kryetari i LDK-së.
Shkëlqim Jakupi, kandidat i LDK-së për kryetar të Kaçanikut ka thënë se 18 vjet qeverisje nga PDK-ja, nuk është bërë asgjë për këtë komunë.
“Ne kemi zgjidhje konkrete për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit, zgjerimin e rrjetit të kanalizimit dhe ndërtimin e rrugëve. Këto janë parakushte për zhvillim ekonomik lokal dhe krijim të vendeve të reja të punës për të rinjtë kaçanikas”, ka thënë Jakupi.
Ai ka shtuar se qeverisja e tij lokale do të bazohet në kulturën politike të LDK-së, bazuar në vlera, integritet dhe shërbim publik për qytetarët.
Jakupi ka premtuar krijimin e zonave ekonomike dhe aftësimin e të rinjve për tu përfshirë në tregun e punës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës