LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Inflacioni në Kosovë është rritur shumë, gati ka arritur nivelin e arrogancës së kësaj qeverie

Mustafa: Inflacioni në Kosovë është rritur shumë, gati ka arritur nivelin e arrogancës së kësaj qeverie

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë për të rritur kapacitetet e gjenerimit të energjisë elektrike.

“Një megavat të vetëm nuk e shtuan në mbi tri vjet qeverisje”, ka thënë Mustafa.

Këto deklarata ai i ka bërë në seancën e Kuvendit të enjten, ku po shqyrtohet propozim-rezoluta në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët, transmeton Telegrafi.


“Mimozë kur fol për Gjykatën Kushtetuese është mirë me fol me kolegët e tu, sepse të gjitha ligjet që kanë shkuar në Kushtetuese janë hedh poshtë. Kështu që problemi është te ju, jo te ne. Kjo qeveri nuk bëri asnjë veprim për të shtuar prodhimin e energjisë elektrike. Mos t’i harrojmë as blloqet e stërvjetra të KEK-ut që i rinovuan aq ngadalë”.

“Inflacioni po shkon lart e më lartë gati duke e arritur nivelin e arrogancës së kësaj qeverie. Në kohën kur bota po ecën në hapat e energjisë së ripërtrishme ne po vazhdojmë me hapa të vjetër. E vetmja gjë që po rritet në këtë shtet janë çmimet”, ka thënë më tej Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Kalo në kategori