LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Fëmijët janë pasuria më e madhe që ka Kosova

Mustafa: Fëmijët janë pasuria më e madhe që ka Kosova

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa në Ditën ndërkombëtare të fëmijëve thekson se fëmijët dhe rinia janë pasuria më e madhe që ka Kosova.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ua kemi borxh që përmes punës me ndershmëri dhe përkushtim t’iu hapim perspektivë jetësore.


Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Fëmijët dhe rinia janë pasuria më e madhe që i ka Republika e Kosovës.  Ne iu kemi borxh që përmes punës me ndershmëri dhe përkushtim t’iu hapim perspektivë jetësore, ekonomike, arsimore, edukative….  Urime 1 Qershori, Dita e Fëmijëve!”. /Telegrafi/