LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Familja Jashari, pjesë e veçantë e historisë tonë

Mustafa: Familja Jashari, pjesë e veçantë e historisë tonë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, bëri homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe varrezave të Familjes Jashari në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në kuadër të manifestimit për shënimin e 18 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, kryeministri Mustafa ka përkujtuar trimërinë dhe sakrificën më të madhe që një familje shqiptare ka dhënë për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës.

“Sot këtu po i bëjmë nderimet Familjes Jashari, të gjithë atyre që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot, po përkujtojmë veprimet më brutale, më shtazarake të ushtrisë dhe forcave paramilitare serbe që ndodhën në Kosovë, por po ashtu edhe trimërinë dhe sakrificën më të madhe të një familje shqiptare që dha për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës. Unë mendoj se kjo vepër e Familjes Jashari, e trimave që ranë këtu dhe u sakrifikuan këtu, do të jetë pjesë e veçantë e historisë së Kosovës, e cila do të përshkruajë viktimizimin dhe sakrificën më të madhe të një familje, të shqiptarëve që dhanë për lirinë e këtij vendi”, tha kryeministri Mustafa.


Më pas kryeministri Isa Mustafa ka vizituar edhe Muzeun në të cilin janë të ekspozuara eksponate nga qëndresa dhe lufta heroike e Familjes Jashari dhe u shënua në librin e kujtimeve.

I pyetur se pse nuk po e viziton Familjen Jashari, kryeministri Mustafa ka thënë se me Rifatin do të takohet në një atmosferë tjetër për të biseduar për tema të ndërtimit të Kosovës.

“Sa i përket familjes unë vetëm kisha me ju përkujtu se 3 ditë apo 4 ditë pas ngjarjes unë e kam vizituar bacën Rifat në Munih, dhe atëherë ai ka thënë se nuk ka nevojë të hapet e pame për Familjen Jashari, sepse e gjithë Kosova është në luftë dhe se nuk po vdesin vetëm bijtë e Familjes Jashari, por po vdesin bijtë e Kosovës, dhe ka thënë se ai e ndjen vetën keq që nuk ka qëlluar atëherë të vdes dhe të luftoj me gjithë të tjerët. Përndryshe, nuk ka asnjë arsye të mërzitet dhe të hidhërohet për vdekjen e familjarëve të tij, sepse ata e dinë pse kanë vdekur dhe si kanë vdekur. Kanë vdekur për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi. Por ka thënë se mërzitet që kanë mbetur atëherë kufomat jashtë dhe nuk po mund t’i varros. Dhe unë edhe sot në qoftë se shkoj në familje e di përgjigjen e Rifatit. Dhe do të shfrytëzoj rastin që në një atmosferë krejt tjetër të shkoj të bisedoj me ta, por të bisedoj për temat e ndërtimit të kësaj shoqërie, për temat e Kosovës, ndërkaq për trimërinë e tyre kanë folur ata që e kanë dhënë jetën”, ka thënë kryeministri Mustafa.

mustafa ne prekaz muzeu

mustafa muzeu mustafa muzeu

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori