LAJMI I FUNDIT:

Mustafa e quan film idenë e Serbisë për “Luginën e Diellit” (Video)

Mustafa e quan film idenë e Serbisë për “Luginën e Diellit” (Video)

Për kryeministrin e vendit, Isa Mustafa, gjithçka që po ndodh në veri, në ‘Luginën e Diellit’, siç ka vendosur ta quajë Beogradi një lagje në Zveçan, është vetëm “film” dhe atje asgjë nuk do të bëhet në kundërshtim me ligjin.

Madje thekson se një marrëveshje mes Ministrit të Mjedisit dhe atij për Kthim dhe Komunitete ishte që gjithçka të shkojë sipas ligjeve në fuqi.


Kryeministri ka thënë se në veri po e shtrijnë funksionimin e ligjit sikurse në çdo pjesë të Kosovës.

Ndërsa presidenti Hashim Thaçi, për të përditshmen austriake “Die Presse”, ka thënë se nuk do të lejojnë kolonizimin e Kosovës. Ai u ka bërë thirrje të gjithë refugjatëve të kthehen.

“Ata janë qytetarë të Kosovës dhe janë të mirëpritur. Kosova është një vend për të gjithë dhe jo për një grupim etnik. Por, ne nuk do të lejojmë asnjë kolonizim të ri të Kosovës nga Serbia”, citohet të ketë thënë Thaçi.

Kur është pyetur se pse e quan kolonizim, Thaçi ka thënë se është president i të gjithë qytetarëve.

Ka thënë se njerëzit duhet të kthehen në ish-lagjet e tyre, por vendbanimi i shënjestruar për serbët në veri të Kosovës nga Beogradi është rikolonizim.

Këto teste të Serbisë janë të rrezikshme”, ka deklaruar presidenti Thaçi për austriaken “Die Presse”.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori