Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur për masë të arrestit shtëpiak ndaj Haki Rugovës dhe ndaj dy të tjerëve.
Lidhja Demokratike e Kosovës, sot në një konferencë për media, ka shprehur qëndrimin e saj në lidhje me arrestimin e nënkryetarit të kësaj partie, Haki Rugova.
Mustafa ka thënë se arrestimi dhe mbajtja në arrest e Rugovës është bërë pa asnjë bazë ligjore dhe se po tentohet të njolloset Qeveria Hoti.
“Në emër të LDK-së kërkoj që të zhvillohet sa më shpejt procesi gjyqësor, nëse ky proces zvarritet konsiderojmë se arrestimi i tij dhe denigrimi para opinionit është bërë me qëllime politike që ta dëmtojë atë personalisht dhe LDK-në e cila sot po mundohet të bëjë përpjekje me të mëdha për ta qeverisur vendin. Arrestimi nga policia dhe prokuroria është kryer ditën kur është diskutuar 100 ditëshin e qeverisë, sepse s’ka asnjë aferë korruptive. Me këtë është tentuar të njolloset pastërtia e kësaj qeverie”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka bërë të ditur se LDK do t’i drejtohet organeve kompetente për të kërkuar se mbi cilat baza ligjore, policia dhe prokuroria kanë arrestuar kryetarin e Istogut.
Ai ndërkaq tha se rasti Rugova do të trajtohet nga Prokuroria Speciale.
“Ne kërkojmë si LDK barazi para ligjit dhe respektim të plotë të ligjit nga institucionet e drejtësisë. Ne nuk dëshirojmë të krahasohemi me shembuj të këqij dhe drejtësia të kryejë punën e saj mbi bazën e ligjit dhe jo mbi bazën e porosive. LDK kërkon që prokuroria dhe policia të qëndrojnë larg politikës. Nëse prokurori apo prokurorja e merr rolin e diktimit të zgjedhjeve në Istog, e nesër në Pejë apo diku tjetër, sepse është e lidhur me ndonjë parti politike, atëherë rrezikohet demokracia në vend dhe humb sensi i zgjedhjeve të lira e demokratike në vend. Jam njoftuar nga avokati i Rugovës që rasti i tij të trajtohet nga Prokuroria Speciale dhe kjo e fundit ta marrë këtë lëndë, sepse kemi besim të plotë se ajo do ta kryejë punën në bazë të ligjit”, tha Mustafa.
Rugova është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprat penale konflikt i interesit, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe vepër penale falsifikim i dokumentit zyrtar./Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë