LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Me vrasjen e Rizajt dhe Ndrejcat nuk u zhdukën të gjitha sekretet rreth ngjarjeve në Kumanovë

Musliu: Me vrasjen e Rizajt dhe Ndrejcat nuk u zhdukën të gjitha sekretet rreth ngjarjeve në Kumanovë

Drejtori i Agjencisë për Zbulim në Maqedoninë e Veriut, Erolld Musliu në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thekson se me anëtarësimin e vendit në NATO kërcënimet për sigurinë e vendit paraqesin kërcënime edhe për Aleancën, dhe anasjelltas.

Sa u përket zhvillimeve lidhur me ngjarjet e Kumanovës, ku janë të përfshirë shtetas të Kosovës, Musliu thekson se nuk janë zhdukur të gjitha sekretet me vrasjen e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt.



Ai ka folur në lidhje me reagimet pas zgjedhjes së tij në krye të Agjencisë për Zbulim.

“Po, asokohe kishte reagime. Për sa i përket Bashkimit Demokratik për Integrim, mendoj se reagimet e tyre ishin për shkak të informimit të shtrembëruar sa i përket profilit tim profesional në fushën e zbulimit, por kjo tani është e tejkaluar. Siç e dini, deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim përkrahën projektligjin për punën e Agjencisë së Zbulimit, po ashtu ministrat e kësaj partie i dhanë përkrahje edhe sistematizimit të Agjencisë për Zbulim në Maqedoninë e Veriut”.

“Në lidhje me reagimet e VMRO-së, ata organizuan disa konferenca për shtyp, dhe mua më vjen keq që ata e zgjodhën këtë formë të komunikimit me Agjencinë, një institucion sensitiv, që merret me çështje thelbësore, sigurinë e qytetarëve dhe të shtetit. Por, në këtë rast mendoj se kemi të bëjmë me dezinformim nga ana e individëve të cilët nuk janë më pjesë përbërëse të Agjencisë. Në lidhje me dy ngjarjet që përmendët, duhet theksuar se Agjencia për Zbulim , përkatësisht pjesëtarë të Agjencisë për Zbulim ishin të implikuar në dy ngjarje, atë të Kumanovës dhe ndërhyrjen e dhunshme në Kuvend”, tha Musliu.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori