LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Qeveria Kurti erdhi në pushtet me propagandë – qytetarët po ikin për shkak të zhgënjimit

Musliu: Qeveria Kurti erdhi në pushtet me propagandë – qytetarët po ikin për shkak të zhgënjimit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kritikuar sot Qeverinë Kurti, derisa ka shprehur shqetësimin e saj për ikjen e të rinjve nga Kosova.

Ajo në Kuvendin e Kosovës theksoi se situata ekonomike e politike janë arsye për ikje, por siç tha ajo nuk janë kryesoret.


“Arsyeja është zhgënjimi…”, u shpreh Musliu.

Sipas saj, temat e mëdha në vend e kanë lënë në hije qytetarin, duke e harruar çështjen e mirëqenies së tyre.

“Si deputete kam marr shumë shkresa nga të rinjtë që po e lëshojnë Kosovën, duke thënë se nuk po e bëjnë me dëshirë këtë hap. Letra e fundit që kam marr është e Beharit nga Malisheva që ka përfunduar studimet në Juridik me 21 vjet”, tha ajo.

Musliu tha se Behari ka shkruar se pas shumë aplikimeve, zhgënjimeve dhe vështirësive ka vendosur ta marr rrugën e kurbetit.

“Po qeverisemi nga një qeveri që erdhi në pushtet me propagandë… Populli i besoj rrenave të tij dhe e bëri kryeministër…”, u shpreh deputetja e PDK-së, duke thënë se arsyeja kryesore pse të rinjtë po ikin është zhgënjimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori