Po vazhdon përplasja Musk-Trump. Miliarderi amerikan i është kundërvënë presidentit amerikan sot, duke e akuzuar atë për fshehjen e informacionit nga publiku në lidhje me Jeffrey Epstein sepse sipas tij kjo do ta implikonte atë.

“Koha për të hedhur bombën vërtet të madhe”, shkroi Musk në X pas një sulmi disa orësh kundër presidentit duke pretenduar se Trump gjendet në dosjet e Epstein, transmeton Telegrafi.


"Kjo është arsyeja e vërtetë pse ato nuk janë bërë publike. Kalofshi një ditë të mbarë, DJT", pohoi ai.

Lidhja e financierit të turpëruar me Trump është e njohur prej vitesh, pasi të dy u filmuan dhe u fotografuan së bashku në festa në vitet e 90-ta.

Një libër plot me kontaktet e Epstein nga ajo epokë doli në pah në vitet pasuese që tregonte emrin e Trump. /Telegrafi/