LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Veprimi i Speciales lidhet direkt me takimin në Washington

Mushkolaj: Veprimi i Speciales lidhet direkt me takimin në Washington

Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar publikimin e emrave të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga Gjykata Speciale.

Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se koha kur është publikuar aktakuza ndaj Thaçit e Veselit nuk mund të mos lidhet me zhvillimet politike.


“Kjo ndodhi vetëm tri ditë para takimit në Washington mesa përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë. Pse nuk u publikua kjo aktakuzë më herët kur tash e dy muaj kemi të bëjmë me situatën e njëjtë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analisti thotë se është për të ardhur keq pse Kosova ka ardhur në këtë situatë para një takimi të rëndësishëm në SHBA.

“Pse erdhëm në këtë situatë kur Vuçiqi na paraqitet si paqësorë e pala kosovarë si “kriminel” në tavolinë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mushkolaj thotë se SHBA presin që takimi të zhvillohet mes Hotit dhe Vuçiqit.

“Për mua është indikativë që kjo ngjarje ka të bëjë direkt me takimin që ka pasur të ndodh në Washington”.

Analisti thotë se nëse vërtetohet se Thaçi, Veseli e të tjerët kanë kryer krime në Kosovë duhet të dënohen sipas ligjit.

“Për mua problematike është momenti kur janë bërë publike emrat e tyre, kur dihet se aktakuza është ngritur nga prilli”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori