LAJMI I FUNDIT:

Murtezani: Kemi shumicë të dyfishtë, ndryshimet kushtetuese mund të fillojnë menjëherë

Murtezani: Kemi shumicë të dyfishtë, ndryshimet kushtetuese mund të fillojnë menjëherë

Ministri i Eurointegrimeve Orhan Murtezani, sot ka qëndruar për vizitë në Komunën e Tetovës, ku edhe ka realizuar takim me Bilall Kasamin. Pas takimit Murtezani dhe Kasami mbajtën konferencë për shtyp, ndërsa folën për çështje të ndryshme.

Murtezani i pyetur për ndryshimet kushtetuese, tha se vendi duhet të merr garancë që pas ndryshimeve kushtetuese do ta përmbyll procesin e anëtarësimit në BE.

“Jo vetëm në deklarimet publike, por edhe private, përfshirë edhe raportin e progresin, ndryshimet kushtetuese figurojnë qartë. Qeveria e RMV-së nuk e konteston nevojën e sjelljes së ndryshimeve kushtetuese, madje ne kemi shumicë të dyfishtë dhe procedura mund të fillojë menjëherë”.


“Për shkak të përvojës së keqe me bllokime, duhet të jemi të sigurt që ndryshimet kushtetuese nuk do ta hapin vetëm procesin e bisedimeve, por do ta përmbyllin atë. Në moment që do të kemi ndonjë zgjidhje që e siguron RMV-në që procesi i bisedimeve ndonjë ditë do të përfundojë, ndryshimet kushtetuese do të fillojnë menjëherë”, tha Murtezani.

Ai theksoi se së shpejti do të fillojë dialogu me Bullgarinë, ndërsa shpresoi që atje të ketë qeveri stabile./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori