LAJMI I FUNDIT:

Murphy: Mosndryshimi i Kushtetutës do të ndikojë në marrëdhënies mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut

Murphy: Mosndryshimi i Kushtetutës do të ndikojë në marrëdhënies mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut

Senatori amerikan Chris Murphy pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski u shpreh se ndryshimet kushtetuese janë teknike dhe paralajmëroi se nëse vendi nuk bën ndryshimet, do të ketë ndikim edhe te marrëdhëniet me SHBA-të.

Sipas tij, vendi nuk duhet ta lëshojë këtë mundësi, ndërsa vendimi për mosndryshimin e Kushtetutës do të ndikojë edhe te vendet anëtare të NATO-s.

“Dua të jem i qartë nëse vendi vendos kundër këtyre ndryshimeve kushtetuese dhe largohet nga rruga drejt BE-së, do të ishte shqetësuese që një vend i NATO-s, një vend që ne jemi angazhuar ta mbrojmë bazuar në vlerat tona të përbashkëta, t’i kthejë shpinën BE-së. Ne jemi miq, nuk do të ndalemi kurrë së qeni partnerë, por njerëzit në SHBA, liderët e SHBA-ve i ndjekin vendimet që do të merren këtu në muajt e ardhshëm”, u shpreh senatori Murphy.


Përveç takimit me kryeministrin Kovaçevski, senatori amerikan u takua edhe me presidentin e vendit, ndërsa kabineti i presidentit bëri të ditur se në takim është biseduar për eurointegrimet, ndërsa presidenti ka falënderuar senatorin për mbështetjen e SHBA-ve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Kalo në kategori