LAJMI I FUNDIT:

Murati tragon çka humb dhe çka fiton Kosova me ridefinim të kufijve

Murati tragon çka humb dhe çka fiton Kosova me ridefinim të kufijve

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, thotë se në Kosovë po sheh gëzim se Lugina e Preshevës nuk do t’i bashkohet vendit.

Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “kosovaristët ahtisarian, kosovacentristët e lloj-lloj naivi politik, madje edhe ata që e konsiderojnë kinse veten shqiptarë, po entuziazmohen se është hequr nga tavolina ideja e ‘shkëmbimit të territoreve’”.


“Po gëzohen që Kosova Lindore nuk do të jetë pjesë e Kosovës. Po gëzohen që nuk do të krijohet mundësia për ndryshime kushtetuese. Po ‘fali zot se nuk din çka flasin’”, është shprehur Murati.

“Nuk ka marrëveshje finale me Serbinë pa ripërcaktimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe pa heqjen e privilegjeve kushtetuese që kanë serbët me kushtetutë, e rrjedhimisht pa heqjen e Serbisë nga Kosova”, ka thënë ai.

Postimi i tij i plotë:

“Kosovaristët ahtisarian, kosovacentristët e lloj-lloj naivi politik, madje edhe ata që e konsiderojnë kinse veten shqiptarë, po entuziazmohen se është hequr nga tavolina ideja e “shkëmbimit të territoreve”. Po gëzohen që Kosova Lindore nuk do të jetë pjesë e Kosovës. Po gëzohen që nuk do të krijohet mundësia për ndryshime kushtetuese. Po “fali zot se nuk din çka flasin”. Për një gjë jam i sigurt, mund të ketë “marrëveshje” e marrëveshje, ekonomike e të tilla që përfshijnë asociacionin apo autonominë politiko-territoriale për serbët. Mund të ketë edhe vazhdimësi të status quos. Por të gjitha këto do ta dëmtojnë rëndë interesin qytetar e kombëtar, interesin shtetëror të Kosovës. Gjithashtu jam i bindur se asnjëra nga këto zgjidhje nuk do të jetë finale. Nuk ka marrëveshje finale me Serbinë pa ripërcaktimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe pa heqjen e privilegjeve kushtetuese që kanë serbët me kushtetutë, e rrjedhimisht pa heqjen e Serbisë nga Kosova.

Më poshtë po e ripostoj një status të para dy viteve që nuk ka humbur asgjë nga aktualiteti:

Po thonë me ridefinimin e kufijve Kosova humb. Po shkaktojnë panik. Po përpiqen të tmerrojnë njerëzit. Po i dezinformojnë qëllimshëm.

Po çka humb Kosova me ridefinimin e kufijve:

– Humb të drejtën e vetos së serbëve për ndryshimin e Kushtetutës dhe ligjeve vitale, që e kanë bërë Kosovën shtet jofunksional (kujto bllokimin e ushtrisë);
– Humb mundësinë që të na instalohet asociacioni i komunave serbe në Kosovë;– Humb mundësitë që vazhdimisht të destabilizohet Kosova nga pjesë që nuk janë besnike ndaj saj (Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin-Potoku).
– Humb mundësinë që në Kosovë të ketë në vazhdimësi tensione etnike, që mund të çojnë deri në konflikte të izoluara në të ardhmen.
E çka fiton Kosova:
– Fiton Kosovën Lindore
– Fiton funksionalitetin e shtetit
– Fiton sovranitetin e plotë.
– Fiton mundësinë që të fillojmë të merremi me problemet jetësore, ekonominë, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, arsim, shëndetësi, mirëqenien social etj.
– Fiton paqen e stabilitetin.
– Fiton mundësinë për të filluar për të vendosur raporte normale me Serbinë.
– Fiton mundësinë për të vendosur për bashkimin me Shqipërinë, apo formën që mund të ketë ky bashkim”, ka shkruar Murati.

Ndryshe, Lëvizja për Bashkim është partia e vetme shqiptare në Kosovë që vazhdimisht ka përkrahur idenë e shkënbimit të terrioreve me Serbinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori