Murati thotë se opozita po planifikon qeveri me Listën Serbe pas zgjedhjeve lokale

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar subjektet opozitare, duke thënë se opozita po bëhet gati për më ndryshu në tavolinë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe me formu qeveri me Listën Serbe.
Murati kështu ka shkruar në një reagim në rrjetin social Facebook, transmeton Telegrafi.
"Në këto zgjedhje lokale do të vendoset për shumë më tepër sesa vetëm për komunat. Opozita po bëhet gati për me e ndryshu në tavolinë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe me formu qeveri në koalicion me Listën Serbe. Këtë tashmë kanë filluar ta thonë edhe hapur nëpër tubime lokale e nëpër studio televizive, nëse ua kushtoni vëmendjen e i dëgjoni me kujdes. Po premtojnë se pas zgjedhjeve lokale do të bëhen të gjithë bashkë e ta përmbysin qeverinë", ka theksuar ai.
Mes tjerash, ai ka shkrua se opozita ka synim me zvarritë formimin e qeverisë.
"Por meqenëse e dijnë se një koalicion me Listën Serbe para zgjedhjeve komunale do të ishte fatal për ta, opozita synimin e ka që me e zvarritë sa të mundet hapin e formimit të qeverisë, ashtu që koalicioni i tyre me Listën Serbe me u zyrtarizu tek pasi të kryhen zgjedhjet komunale. Për zvarritje, një argat po ua bën edhe Gjykata Kushtetuese, e cila po e mban Kuvendin të bllokuar tash e 1 muaj. Prandaj këto zgjedhje lokale nuk janë vetëm për komunat, por për shumë më shumë", tha ai.
Murati ka shkruar se "Në këto zgjedhje lokale do të përcaktohet edhe se çfarë Qeverie do të ketë Kosova - një Qeveri Kurti 3 që e forcon shtetin, apo një qeveri që e pret Listën Serbe në Kuvend për 6 orë derisa të kthehen nga Beogradi me instruksione se si ta sabotojnë shtetin e Kosovës"./Telegrafi/


































