LAJMI I FUNDIT:

Murati në emër të LVV-së distancohet nga qëndrimi i Albulena Haxhiut për zgjedhjen e presidentit

Murati në emër të LVV-së distancohet nga qëndrimi i Albulena Haxhiut për zgjedhjen e presidentit

Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati thotë se kanë dalë fjalët e Vetëvendosjes se nuk bën të formohet një gjykatë e tillë një etnike pasi do të barazohen krimet e Serbisë me luftën e UÇK-së.

“Edhe deputetët që e kanë votuar atë gjykatë tashmë vet po shprehen se janë penduar”, ka thënë  Murati në “Debat Plus”.


Deputeti opozitar thotë se Vetëvendosje asnjëherë nuk ka deklaruar diçka ndryshe pos që ka konsideruar se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë.

Murati ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike që lidhen me zgjedhjen e Presidentit. Deklaratën e Haradinajt për vota “hua”, ai e ka konsideruar si “pazar”.

“Presidenti duhet të jetë person që nuk ka pozitë politike dhe nuk do të duhej të kishte parti pasi të bëhej president. Nëse Haradinaj do të bëhej president, ai me partinë e tij nuk do të duhej të kishte më lidhje. Ne jemi përfaqësues të popullit dhe nuk bëhemi tregtarë votash”.

Albulena Haxhiu thotë se Murat Jashari kësaj radhe nuk bën për president
Lexo po ashtu Albulena Haxhiu thotë se Murat Jashari kësaj radhe nuk bën për president

Murati ka komentuar edhe vijat e kuqe të Albulena Haxhiut për kandidatët e përfolur për president.

“Ai ishte mendim i zonjës Haxhiu, që është mendim i saj personal. Ne si Lëvizje kemi qëndrim për këtë proces dhe ai është shumë i qartë. Vota e qytetarit përmes zgjedhjeve duhet ta ri legjitimoj Kuvendin e Kosovës e më pas të zgjedhet presidenti”, deklaroi Hekuran Murati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori