LAJMI I FUNDIT:

Murati i LB-së bënë thirrje të votohet kandidati Blerim Reka për president të Maqedonisë së Veriut

Murati i LB-së bënë thirrje të votohet kandidati Blerim Reka për president të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka përkrahur kandidatin Blerim Reka për president të Maqedonisë së Veriut.

Murati në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se u bën thirrje të gjithë shqiptarëve dhe maqedonasve që ta votojnë profesor Blerim Rekën si kandidatin sipas tij më të mirë për president të Maqedonisë së Veriut.

Shqiptarët dhe gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet ta votojnë Blerim Rekën për president

I kuptoj dinamikat e brendshme politike në Maqedoninë e Veriut dhe nevojën për të pasur një president i cili do t’i zhbllokonte proceset politike e jo si deri më tani, presidenti të jetë një prej penguesve kryesor të tyre.

Megjithatë nuk besoj se kjo duhet të bëhet duke mohuar një pjesë e partive politike shqiptare mundësinë që shqiptarët të kenë kandidatin e tyre për president, e i cili mund të jetë lirisht edhe kandidat i maqedonasve.

Krejt e logjikshme do të ishte që koalicionet përfundimtare të jenë ato të pas balotazhit.

Deri atëherë, pse të mos bëhen përpjekje që profesor Blerim Reka të kalojë në balotazh dhe të jetë kandidati konsesual edhe i shqiptarëve e edhe i maqedonasve.

Andaj jam i bindur se në këto rrethana varianti dhe kandidati më i mirë është profesor Reka.

Në këtë kontekst i thërras të gjithë shqiptarët, por edhe maqedonasit, të votojnë profesor Rekën si kandidatin më të mirë për president të Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 21 prill të këtij viti“, ka shkruar në Facebook, Valon Murati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori