LAJMI I FUNDIT:

Murati: Integrimi i qëndrueshëm i të rinjve në tregun e punës është prioritet kryesorë në agjendën tonë të zhvillimit

Murati: Integrimi i qëndrueshëm i të rinjve në tregun e punës është prioritet kryesorë në agjendën tonë të zhvillimit

Ministri i Financave, Punës dhe Transefereve, Hekuran Murati, ka përfaqësuar Qeverinë në Mbledhjen Ministrore për Punësim dhe Çështje Shoqërore të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Presidenca Sllovene e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Në këtë takim u diskutua lidhur me integrimin e të rinjve në tregun e punës, veçanërisht për skemën e punësimit të garantuar për të rinj, temë me rëndësi të lartë për Qeverinë e Kosovës.

“Si Qeveria e shtetit më të ri në Evropë, mirëpo edhe shtetit me popullsinë më të re, integrimi i qëndrueshëm i të rinjve në tregun e punës është prioritet kryesorë në agjendën tonë të zhvillimit”, u shpreh Ministri Murati në fjalimin e tij gjatë mbledhjes ministrore.


Ai poashtu ndau planin e tij me të pranishmit duke i’u referuar tri skemave të Pakos për Ringjallje Ekonomike të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në punësimin e të rinjve.

Në këtë mbledhje, ministrat përgjegjës për punësim dhe çështje shoqërore u takuan për të diskutuar hapa konkret për ndërtimin e tregjeve të qëndrueshme të punës për të rinjtë.

“Gjatë këtij takimi u theksua se ky qëllim mund të arrihet vetëm me krijimin e kushteve të përshtatshme të punës dhe zhvillimin e aftësive të reja, me theks të veçantë për të rinjtë të cilët duhet të stimulohen të zhvillojnë potencialin e tyre”, thuhet në njoftim.

Ministria e Financave, Punës dhe Transefereve së fundmi ka shpalosur Pakon e Ringjalljes Ekonomike ku së paku tri masa kontribuojnë në mënyrë direkte në punësimin e të rinjve. Skema e punësimit të garantuar për të rinj, skema e granteve për zanatet dhe trajnimi dhe punësimi në TI, janë masat përmes të cilave do të investohet në këtë drejtim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori