LAJMI I FUNDIT:

Murati i drejtohet opozitës: Është gabim logjik të thoni se janë zbritur pensionet

Murati i drejtohet opozitës: Është gabim logjik të thoni se janë zbritur pensionet

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, e ka quajtur popullizëm brengën e opozitës sa i përket skemave sociale.

Ai ka thënë se është gabim logjik nëse thuhet se ka pasur zbritje të pensioneve.


“Të thuhet se ka pasur zbritje është gabim logjik sepse në muajin prill nuk ka pasur shtesa. A është brengë reale kjo e opozitës apo është popullizëm, për me dëshmu duhet të kthehemi në vitin e kaluar në korrik. Dhe na tregoni sa kanë qenë shtesat për pensionistë, për mjekë e për policë? Shtesat kanë qenë zero. Gjendja në sistemin pensional nuk është e mirë”, ka thënë ai

Opozita ka kërkuar që të anulohet vendimi për ndaljen e shtesave për pensionistët, stafin mjekësor dhe policinë, kjo për shkak se ato janë ulur.

Tahiri: Ulja e shtesave ka prekur ekonomitë familjare
Lexo po ashtu Tahiri: Ulja e shtesave ka prekur ekonomitë familjare

Ndryshe, Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur në interpelancë ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri tha se shtesat nuk janë asgjë më shumë se një kompensim minimal i punës dhe rrezikut për këto kategori.

“Kjo temë kërkon debat serioz, e përmbajtjesor nga qeveria e kuvendi. Para së gjithash, duhet theksuar se shtesat, nuk janë asgjë më shumë se një kompensim minimal i punës dhe rrezikut për këto kategori, pa përshirë lodhjen e shqetësimin për familjet, e po ashtu është përkrahje minimale për sigurim të ekzistencës për kategoritë sociale e pensionistët. Pra, debati në kuvend, duhet të shtrohet mbi këto të vërteta, përkundër se gjendja e ballafaqimi mbetet i njëjtë, shto këtu faktin e lodhjes sistematike, e ku shumicës prej tyre u është rënduar situata qoftë shëndetësore e socio-ekonomike”, tha Tahiri.

Seanca është duke vazhduar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori