LAJMI I FUNDIT:

Murati: Buxheti për shëndetësi është më i madh se vitet paraprake

Murati: Buxheti për shëndetësi është më i madh se vitet paraprake

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, deklaroi sot se buxheti për shëndetësinë për 2022 është më i lartë se vitet paraprake.

Duke iu kundërpërgjigjur deputetëve opozitarë në Kuvend, Murati tha se për këtë vit janë të parapara rreth 192 milionë euro për Ministrinë e Shëndetësisë dhe ShSKUK-së.


“Për vitin 2022 buxheti për këto organizata buxhetore MSH dhe dhe SHSKUK është 186 milionë euro. Që në muajin e parë aprovuam shtesë prej 5.6 milionë euro. Pra, aktualisht buxheti për këto dy institucione është 192 milionë euro dhe do të rritet për aq sa ka nevojë. Jam më se i sigurt që do të shkojë mbi 200 milionë. Megjithatë, ka kontigjenca këtu, ajo i bie se qeveria i ndanë disa mjete veçmas në mënyrë që t’i shpenzojë sipas nevojës”, tha Murati.

“Nëse ka nevojë për vaksina më tepër i alokojmë për vaksina. Nëse ka nevojë për barna esenciale i orientojmë për ato. Kjo është çështje që mbahet kontigjenca. Si shpenzim, si qeveri mund të krahasoni me secilin buxhet paraprak, qoftë pandemik ose jo dhe mund të shihni se ka rritje të vazhdueshme të buxhetit për shëndetësi dhe do të ketë edhe viteve në vijim”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/