LAJMI I FUNDIT:

Muqiqi: Humbëm dy pikë, por vazhdojmë drejt titullit

Muqiqi: Humbëm dy pikë, por vazhdojmë drejt titullit

Njëra nga ndeshjet më të pritura nga adhuruesit e futbollit kosovar këtë të shtunë ishte ajo mes Ferizajt dhe Prishtinës.

Por ashtu siç filloi edhe përfundoi takimi me rezultat të bardhë 0-0, falë edhe dy portierëve Beqiri në njërën anë dhe Alban Muqiqit në anën tjetër.

Gardiani prishtinas në një prononcim për Telegrafin pas ndeshjes tha se loja e tyre shkoi mirë por që nuk kishin fat.


“Ndeshja shkoi shumë mirë, ishim të motivuar, mirëpo sot fati nuk ishte me ne dhe nuk ia arritëm qëllimit që kishim për tri pikët”.

“Synonim t’i merrnim pikët e plota por nuk ishte fati në anën tonë”, tha Muqiqi për Telegrafin.

Talenti prishtinas thotë se skuadra e tij ka humbur dy pikë nga kjo ndeshje, por thotë se ka kohë për t’i rikuperuar ato pasi kampionati është ende i gjatë.

“Realisht ne më shumë humbëm dy pikë se fituam një në këtë ndeshje. Kampionati është i gjatë dhe do të marrim tjera pikë të rëndësishme”, përfundoi Muqiqi për Telegrafin.

Prishtina me pikën e marrë nga ballafaqimi me Ferizajn, është ngritur në kotën e 33 pikëve, tri më pak se lideri Trepça ’89. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ka refuzuar nënshkrimin me dy yjet e mëdhenj evropianë

Barcelona ka refuzuar nënshkrimin me dy yjet e mëdhenj evropianë

La Liga
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Kalo në kategori