Skuadra e Munich 1860 Munich tashmë është në kategorinë e tretë të futbollit gjerman. 

Skuadra e njohur gjermane ka pësuar humbje nga Jahn Regensburg me rezultat të përgjithshëm 3-1.


Pas këtij rezultati ka pasur skena dhune nga tifozët në Allianz Arena, që kanë tentuar të thyejnë rrethojat e stadiumit e të futën në fushë.

tifo 2

Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1  në Regensburg, ndërsa 1860 humbi 2-0 në Allianz Arena dhe duhet të largohet nga kjo kategori që nga viti 1991.

tifo 1

Për Munich 1860 në bankën rezervë ishte Fanol Perdedaj, i cili nuk luajti asnjë minutë.

Të Regensburg luajti mbrojtësi shqiptar me prejardhje nga Mitrovica, Haris Hyseni, që kishte 13 minuta në këtë ndeshje. /Telegrafi/

telegrafi sport app