Mungesë e rrezikshme e melatoninës: Përse është e rëndësishme të flini në errësirë të plotë?

Është konstatuar edhe që sasia e mjaftueshme e këtij hormoni ndikon në humor të mirë, ndërsa mungesa e tij çon deri në shqetësim, lodhje dhe humor të keq
Konsiderohet edhe që melatonina pengon sulmin në zemër të shkaktuar nga stresi, në atë mënyrë që zvogëlon prodhimin e kortikosteroideve, të cilat mund të dëmtojnë muskulin e zemrës, transmeton Telegrafi.
Sot jemi larguar shumë nga natyra dhe jemi duke e ekspozuar veten ndaj dritës edhe gjatë mbrëmjes. Drita artificiale mund të ndikojë negativisht në shëndetin e të gjithë trupit, ndërsa studimet kanë treguar se edhe drita më e butë artificiale gjatë gjumit mund ta dëmtojë trurin.
Drita artificiale e rrit nivelin e hormoneve të stresit gjatë natës, dhe ekspozimi i përsëritur ndaj dritës artificiale gjatë gjumit e rrit rrezikun e inflamacionit kronik, rezistencës ndaj insulinës dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Gjumi me dritë artificiale mund të shkaktojë pagjumësi dhe të shkaktojë disbalancim hormonal.
Errësimi i dhomës gjatë kohës së gjumit është mënyra më e mirë që të ruhet krijimi dhe funksioni i melatoninës.
Te njerëzit të cilët kanë problem të bien në gjumë të thellë apo te të moshuarit mbi 60 vjeç, dhënia e këtij hormoni si ilaç është treguar shumë i dobishëm.
Shkencëtarët besojnë që prania e melatoninës mund të pengojë dhe rritjen e qelizave të kancerit. Kjo do të kuptonte që në të ardhmen ky hormon mund të ketë rol terapeutik në shërimin e sëmundjeve malinje.
Studiuesit kanë konstatuar se personat që flenë me dritë artificiale kanë 50% më pak melatoninë në trup. Pikërisht për këtë arsye ju rekomandojmë që të flini në dhomë të freskët, të ajrosur dhe të errët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi