LAJMI I FUNDIT:

Mungesë e madhe e anesteziologëve në QKUK

Mungesë e madhe e anesteziologëve në QKUK

Mungesa e stafit mjekësor ka prekur edhe Repartin e Anesteziologjisë në QKUK.

Drejtori i këtij reparti, Nehat Baftiu, në një prononcim për emisionin  “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini, ka thënë se QKUK ka mungesë të anesteziologëve, dhe sipas kërkesave momentale duhen së paku 100 të tillë.

“Po kemi mungesë të anesteziologëve, dhe këtë e dinë të gjitha strukturat e QKUK-së. Sipas një vlerësimi të bërë në vitin 2001, kur kapacitetet punuese ishin shumë më të vogla duheshin 75 anesteziologë, ndërsa sot me kapacitet shumë më të mëdha, duhen së paku 100 anesteziolog”, ka thënë Baftiu, transmeton Telegrafi.


Drejtori Baftiu, tha se në universitet kanë diplomuar rreth 150 anesteziologë, por të gjithë kanë gjetur punë.

“Kanë diplomuar rreth 150 anesteziologë dhe reanimatorë, por për rrogë më të mirë, kushte më të mira, të gjithë janë punësuar jashtë. Këtu kemi mbet rreth 50, por pasi disa shkojnë në pushime të lindjes ose pushime tjera, asnjëherë nuk mbesim më shumë se 45”, ka shtuar më tej Nehat Baftiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori