Kriza energjetike në Kosovë, e cila ka shkaktuar kufizime të furnizimit me rrymë për konsumatorët, po e çrregullon biznesin e Abedin Salihut, i cili është i shtrirë në sektorin e ndërtimit dhe prodhimit të produkteve të betonit dhe hoteleri.
“Jemi detyruar të mbyllim disa sektorë”, thotë Salihu, pronar i Dino Company nga Lipjani, që numëron rreth 270 punëtorë.
Situata me energjinë elektrike, shton ai, e detyroi të reduktojë edhe numrin e punëtorëve.
Kjo kompani eksporton produkte jashtë vendit dhe si e tillë, Salihu thotë se ka obligime edhe ndaj kompanive me të cilat ka kontrata për eksport.
“Ata mund të na gjobisin. Ne nuk kemi kontrata që mund t’iu themi se shteti na ndali rrymën dhe nuk mund të vazhdojmë më. Kjo situatë me energji do të çrregullojë punën tonë, çmimet në treg, do të çrregullojë ekonominë”, shprehet Salihu.
Që nga 22 dhjetori, konsumatorët në Kosovë po përballen me reduktime të energjisë elektrike.
Kjo situatë po krahasohet me situatën e pasluftës (1999), kur reduktimet me energji ishin të gjata, deri në 8 orë pa rrymë.
Por, për Salihun, kjo situatë është edhe më keqe se në kohën e pasluftës, kur ai kishte themeluar kompaninë.
“Pas luftës nuk kemi pasur aq shumë punë, kemi qenë në fazën emergjente. Tani jemi rritur. Si kompania ime dhe shumë të tjera, kemi gjetur një rrugë ku mund të punojmë, kemi rritur biznesin, kemi obligime. Të vendosësh tani një barrikadë të tillë është papërgjegjësi”, tregon ai.
Salihu: Nuk mund të funksionojmë me gjeneratorë
Gjeneratorët, të cilët në kohën e pasluftës ishin përdoruar në numër të madh nga bizneset, tani Salihu thotë se u takojnë të kaluarës. Sipas tij, kompania e tij e ka të pamundur të funksionojë me gjeneratorë.
“Për dy orë agregati shpenzon 100 euro. Për të pasur, për shembull, hoteli rrymë, i bie në ditë minimumi harxhon 1 mijë euro. Unë nuk i kam 1 mijë euro fitim në ditë, nuk mund të punojmë me humbje. Vetëm për punën në gurthyes do të duhej një agregat 500kw që kushton diku 400 mijë euro”, thekson Salihu.
Situata energjetike është përkeqësuar pasi konsumi i energjisë nuk po mund të mbulohet nga kapacitetet prodhuese të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Sipas zyrtarëve te Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), vendi aktualisht prodhon 600 deri në 800 MegaWatt rryme në orë, kurse konsumi ka arritur deri në 1,400 MegaWatt në orë.
“Në tregun botëror, çmimi i rrymës është shtrenjtuar dukshëm. Nga 69 euro për MegaWatt sa ishte çmimi vitin e kaluar, në këtë periudhë çmimi i importit të rrymës arriti deri në 600 euro për MegaWatt”, ka thënë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.
Edhe procesi i importit është vështirësuar për shkak të mungesës së këtij produkti në shtetet tjera.
Kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini thotë se nga mungesa e energjisë humbjet do të jenë të mëdha për bizneset. Ai shton se brenda javëve do të dalin edhe me të dhëna të sakta lidhur me humbjet që pësuan bizneset nga kjo situatë.
“Kjo na bën që edhe më tutje të ngecim në prodhim, shërbime e aktivitete të përditshme. Me lajmet që po rrjedhin nga Kosova se vendit po i kthehet terri është dëmtim i imazhit tek investitorët potencialë. Është e paimagjinueshme të mendohet që në Kosovë nuk ka energji elektrike”, thotë Shahini.
Reduktime mbi dy orë
Qeveria po kërkon vazhdimisht nga qytetarët që ta kursejnë rrymën.
Fillimisht KEDS kishte paraparë që reduktimet të zgjasin rreth dy orë në ditë, por që kjo nuk ka ndodhur. Reduktimet janë shumë më të gjata.
Sipas KEDS-it, reduktimet më shumë se dy orë po ndodhin për shkak të mbingarkesës.
Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor vendosi masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë.
Ky vendim mund të fillojë me zbatimin e masave menjëherë, por se duhet të shqyrtohet për miratim edhe nga Kuvendi i Kosovës në afat prej shtatë ditësh. Kuvendi ka të drejtën e refuzimit të masave dhe në këtë rast Qeveria është e obliguar t’i ndërpresë ato.
Masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

Dinari serb – i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Dinari serb - i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Shijoni Ramazanin me ofertën e veçantë të KonSoni: 30 vezë për 2.50€

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare