Pasi 10 anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara propozuan një rezolutë detyruese që do të impononte fundin e luftës së Izraelit në Gaza, ka shqetësime në rritje se administrata e Bidenit mund të përqafojë masën për të dërguar një mesazh ndaj qeverisë së Netanyahut.
Marrëdhëniet midis Bidenit dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu kanë qenë të tensionuara që kur Izraeli filloi luftën e tij kundër grupit terrorist Hamas më 7 tetor 2023.
Tani, ekspertët e OKB-së po spekulojnë se Biden mund të kërkojë shpagim kundër Netanyahut në OKB, ashtu siç bëri presidenti Barack Obama në vitin 2016, kur ata lanë një rezolutë anti-izraelite të kalonte, javë përpara se presidenti i zgjedhur Donald Trump të merrte detyrën.
Por, bëhet e ditur se projekt-rezoluta e propozuar e Këshillit të Sigurimit nuk arrin të sigurojë lirimin e më shumë se 100 pengjeve që mbahen nga organizata terroriste, përfshirë amerikanët, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, tha: “Është e turpshme që kjo rezolutë e propozuar nuk arrin të lidhë thirrjen për një armëpushim me lirimin e të gjithë 101 pengjeve të mbajtura në robëri nga Hamasi në Gaza. Është një rezolutë e njëanshme dhe nuk duhet të kalojë”.
Ndërkohë, misioni i Rusisë në OKB tha se “shpreh mbështetjen e plotë për projekt-rezolutën për Gazën e prezantuar nga dhjetë anëtarët jo të përhershëm të KS të OKB-së, e cila përmban një kërkesë të drejtpërdrejtë për një ndërprerje të menjëhershme, të pakushtëzuar dhe të përhershme të luftës.
Rusia, së bashku me SHBA-në, Kinën, Francën dhe Britaninë janë pesë anëtarët e përhershëm të trupit.
Siç raportohet, Izraeli akuzoi ish-presidentin Obama për lejimin e miratimit të një rezolute të Këshillit në vitin 2016, që dënonte Izraelin për ndërtimin e rezidencave izraelite në Jude dhe Samari, të njohura gjerësisht si Bregu Perëndimor.
Ndërsa tani ekziston frika në rritje midis mbështetësve të shtetit hebre se Shtëpia e Bardhë do të përdorë një metodë të ngjashme për të ndëshkuar përsëri Izraelin.
Megjithatë, kur u pyet në një konferencë shtypi nëse administrata Biden planifikon të përsërisë një ndëshkim të ngjashëm me atë të Obamas, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller tha: “Nuk mund të spekuloj se si do të votojmë për rezolutat që nuk janë ende përpara Këshillit të Sigurimit”.
Ndryshe, 10 anëtarët jo të përhershëm të këshillit janë Algjeria, Ekuadori, Guajana, Japonia, Malta, Mozambiku, Republika e Koresë, Sierra Leone, Sllovenia dhe Zvicra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar "situata të rrezikshme"

Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare