Roberto Firmino prodhoi një nga driblimet më interesante dhe që ndodh shumë rrallë në futboll, gjatë ndeshjes ndaj Arsenalit në Ligën Premier.

Liverpooli e mposhti Arsenalin në Anfield me rezultat 3-1 gjatë ndeshjes derbi të vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier.


Golat në këtë fitore të Reds u shënuan nga Joel Matip (41') dhe Mohamed Salah (49', 59').

Megjithatë, paraqitje brilante pati edhe sulmuesi brazilian, Firmino, i cili dhuroi emocione dhe 'show' për tifozët e Liverpoolit.

Sulmuesi brazilian bëri një driblim maestral dhe të rrallë ndaj mesfushorit Dani Ceballos, të cilin e shmangu duke ia quar topin mbi kokë.

Driblimi i Firminos doli ashtu siç e kishte parapa, por goditja e tij nga distanca fatkeqësisht u bllokua dhe braziliani nuk arriti ta përfundonte lëvizjen sublime me një gol.

Më poshtë e keni videon e driblimit të Firminos ndaj Ceballosit. /Telegrafi/

https://twitter.com/lfcrealtalk/status/1165313532294045698

telegrafi sport app