Instrumentarja shëndetësore, Igballe Cakolli në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për rëndësinë që ka përgatitja e duhur e sallave operative e instrumenteve shëndetësore për tu kryer një operacion me sukses.

Cakolli në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur edhe lidhur me atë nëse numërimi i fashave pas një operacioni është përgjegjësi e instrumetares.


“Kjo është pjesa kryesore, jo të numërohen vetëm fashat po gjithçka që vendoset në tavolinë para se me ja nis operacioni dhe pas të përfundojë... Sepse nuk do të thotë që mund të mbeten në organizëm vetëm fasha, por mundet me mbet instrumente, material shpenzues...”, tha ajo.

Sipas saj, puna kryesore dhe komunikimi kryesor i instrumentares operative është që të mos mbetet trup i huaj në organizëm, sepse trupi i huaj në organizëm shkakton infeksion, por edhe vdekje.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar.

Podcastin e plotë, ku Cakolli tregon për punën e instrumentarëve shëndetësore, dezinfektimin e instrumenteve, sterilizimin e sallës operative mund të shikoni në kanalin e Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/