LAJMI I FUNDIT:

“Mund të jenë djegur,… dhe mund të mos zbulohen”: Vazhdon kërkimi për dy pasagjerët e fundit, pas rrëzimit të aeroplanit në Nepal

“Mund të jenë djegur,… dhe mund të mos zbulohen”: Vazhdon kërkimi për dy pasagjerët e fundit, pas rrëzimit të aeroplanit në Nepal

Ekipet e kërkimit kanë vënë në dispozicion edhe drone për të kërkuar dy pasagjerë ende të pagjetur pas rrëzimit të aeroplanit në Nepal, nga ku mbetën të vdekur të paktën 70 njerëz.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa ekipe shpëtimi zbritën në grykën e thellë 200 metra në kërkim të pasagjerëve të zhdukur.

Dhe kërkimet vazhdojnë edhe pse zyrtarët thonë se shpresa për të gjetur dikë të gjallë ishte “zero”.


“Tani këtu ka mjegull të dendur. Ne po dërgojmë personelin e kërkim-shpëtimit duke përdorur litarë në grykën ku disa pjesë të aeroplanit ranë dhe ishin në flakë”, tha të martën për agjencinë e lajmeve Reuters, Ajay KC, një zyrtar i policisë në Pokhara, i cili është pjesë e përpjekjeve të shpëtimit.

Tragjedia me dhjetëra të vdekur, pamje që thuhet se u bënë pak para rrëzimit të aeroplanit në Nepal dhe u publikuan në Facebook Live nga një pasagjer
Lexo po ashtu Tragjedia me dhjetëra të vdekur, pamje që thuhet se u bënë pak para rrëzimit të aeroplanit në Nepal dhe u publikuan në Facebook Live nga një pasagjer

Terreni i vështirë dhe moti i keq kanë penguar përpjekjet e shpëtimit pranë qytetit turistik të Pokhara, ku ATR 72 i Yeti Airlines me 72 persona në bord u rrëzua në mot të kthjellët të dielën pak para uljes.

“Në mesin e pasagjerëve kishte fëmijë të vegjël. Disa mund të jenë djegur dhe kanë vdekur, dhe mund të mos zbulohen. Ne do të vazhdojmë t’i kërkojmë ata”, ka thënë më tej Ajay.

Ndërkohë kanalet televizive treguan pamjet e të afërmve duke qarë duke pritur trupat e të dashurve të tyre jashtë një spitali në Pokhara, ku po kryhen autopsitë.

Të hënën, kërkuesit gjetën regjistruesin e zërit të kabinës dhe regjistruesin e të dhënave të fluturimit, të dyja në gjendje të mirë, një zbulim që duhet të ndihmojë hetuesit të përcaktojnë se çfarë e shkaktoi përplasjen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Kalo në kategori