Rumania mori tri pikë ndaj Kosovës në tavolinë, gjë që vazhdon të kontestohet nga suedezët, ku sot ka shkruar gazetarja Johanna Franden, e cila ka thënë se Suedia mund të humbasë vendin e saj në Kupën e Botës 2026.
Komisioni Disiplinor dhe Etik i UEFA-s gjykoi ndeshjen që Kosova e braktisi për shkak të thirrjeve të rumunëve nga tribunat, duke ia dhënë fitoren Rumanisë me rezultat 3-0 edhe pse rezultati në minutën e 90-të kur ndodhi kjo gjë ishte 0-0.
Nga vendimi i UEFA-s, Federata Rumune e Futbollit mori disa gjoba për incidentet në këtë ndeshje.
Rumania e mbylli grupin C2 të Ligës së Kombeve në vendin e parë, me 18 pikë dhe skuadra e Mircea Lucescu, ka shpesa se mund të kualifikohet në Kampionatin Botëror 2026 .
Ndeshja me Kosovën, megjithatë, ishte ajo që u vendos në zyrat e Komisionit Disiplinor të UEFA-s, i cili analizoi incidentet në Arenën Kombëtare.
UEFA vendosi fitoren e Rumanisë me rezultat 3-0 në “tavolinë”, por Federata Rumune e Futbollit mori një total prej 128,000 euro gjobë, plus do ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi të edicionit të ardhshëm të Ligës së Kombeve pa shikues.
Federata Suedeze e Futbollit njoftoi se do të apelojë në CAS së bashku me Kosovën, dhe mediumet suedeze vazhdojnë të shkruajnë për këtë gjë.
“Nëse përqendroheni thellë për pesë minuta, do të kuptoni pse tifozët suedezë janë të zemëruar tani për shkak të UEFA-s. Kombëtarja mund të humbasë vendin e saj në Kupën e Botës për shkak të rumunëve racistë”, ka shkruar Johanna Franden.
Ajo tutje, shtoi se FFK duhet ta dëshmojë në CAS se thirrjet “Serbia, Serbia”, nuk janë raciste.
“Kosova do të apelojë në CAS pas vendimit të UEFA-s. Aspekti vendimtar është të arrijmë të dëshmojmë se thirrjet për Serbinë janë raciste” , deklaroi gazetarja Franden.
Tutje ajo ka shpjeguar situatën se si veprohet kur ka thirrje raciste nga tribunat.
“UEFA ka një protokoll me tre hapa kur një skuadër vendos të largohet nga fusha duke përmendur thirrjet raciste nga tribuna, por mesazhet nga turma që konsiderohen ‘politike’ nuk janë arsye mjaft të besueshme që një ekip të ketë të drejtën të largohet nga fusha. Në përgjithësi, ata dënohen vetëm me gjobë”.
“Rastësisht, kështu ndodhi edhe kur dy skuadrat u takuan në ndeshjet paraprake të EURO 2024 dhe tifozët rumunë vendosën një pankartë ku shkruhej “Kosova e Serbisë”. (…) Si suedeze, gjithçka që mund të shpresoni tani është se UEFA do të nxjerrë një mësim nga CAS dhe fitorja 3-0 e Rumanisë do të fshihet. Megjithatë nuk kam shumë shpresa”, shkruan gazetarja Johanna Franden në aftonbladet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/top-10--380x233.jpg)
Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!
![Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/VAR-380x233.png)
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?
![Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/mourinho-icardi-380x233.png)
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit
![Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/henry-1-780x439.png)
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025
![Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/VAR-780x439.png)
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?
![Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/mourinho-icardi-780x439.png)
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit
![UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/chl-780x439.png)
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
![Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collina-2-780x439.jpg)
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002
![Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/top-10--780x439.jpg)
Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi