LAJMI I FUNDIT:

A mund ta hetojë Specialja masakrën e Dubravës – flet avokati, Artan Qerkini

A mund ta hetojë Specialja masakrën e Dubravës – flet avokati, Artan Qerkini

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) si dhe njëri nga të mbijetuarit e masakrës në Burgun e Dubravës, Enver Dugolli, ka bërë kërkesë publike për nisjen e hetimit të kësaj masakre nga Gjykata Speciale.

E këtë kërkesë të tij avokati, Artan Qerkini e ka cilësuar si test për Gjykatën Speciale pasi sipas tij vetëm me këtë formë veprimi mund të dëshmohet se a “është kjo gjykatë një etnike”.


Në RTV Dukagjini, Qerkini ka thënë se ky veprim është i pari i kësaj natyre dhe testi më i madh që i është bërë deri më tash formalisht Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo kërkesë e Dugollit duhet të marrë përgjigje meritore me shkrim pasi është dërguar në formë të shkruar.

“Është kallëzim penal i cili duhet të marrë përgjigje meritore me shkrim, ne deri më tani kemi thënë se është Gjykatë njëtnike, por nuk ka dorëzuar askush asnjë kallëzim penal që të testohet. Ky veprim është testi më i madh që i është bërë deri më tash formalisht Dhomave të Specializuara të Kosovës”, ka thënë Qerkini.

Qerkini ndër të tjera ka thënë se në bazë të kornizës ligjore i mbetet prokurorit të mbetet të vendosë në lidhje me kallëzimin penal të Dugollit ndaj Speciales.

“Në bazë të ligjeve të Kosovës përdoret Prokuroria e Apelit ndërsa duhet të krijohet edhe atje një analogji dhe të mos hudhet ky kallëzim penal por të trajtohet si kërkesë, nëse vendosë të hudhet duhet ti përmbahet dispozitave dhe të dëshmojë se nuk ka juridiksion lëndor”, ka vijuar ai.

“Si viktimë e i mbijetuar”, Dugolli tregon arsyen që po kërkon nga Specialja që të hetohet Masakra e Dubravës
Lexo po ashtu “Si viktimë e i mbijetuar”, Dugolli tregon arsyen që po kërkon nga Specialja që të hetohet Masakra e Dubravës

Ndryshe, të shtunën, Dugolli, ka bërë kërkesë publike për nisjen e hetimit të kësaj masakre nga Gjykata Speciale.

Në një konferencë për media  në Kuvendin e Kosovës, ai u shpreh se para një jave iu ka drejtuar Gjykatës Speciale me kërkesë zyrtare që të fillojë hetimet për këtë krim.

“Nëse Gjykata Speciale nuk është një etnike, atëherë nuk ka arsye që të mos kryhen hetimet për këtë krim”, ka thënë ai.

Deputeti i VV-së ka thënë se ka dëshmi të mjaftueshme për t’u ngritur aktakuza në lidhje me këtë masakër dhe se kërkesa e tij është ndaj prokurorit special të Gjykatës Speciale.

“Kërkesa ime është ndaj prokurorit special të Gjykatës Speciale që të nisë hetime sepse kam dëshmi të mjaftueshme për t’u zhvilluar hetimet dhe për t’u ngritur aktakuza në lidhje edhe me këtë masakër”, ka thënë tutje Dugolli.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori