Një fotografi e publikuar së fundmi ka sfiduar rëndë përdoruesit e rrjeteve sociale.

Në të shihet një dyqan lulesh ku ka me dhjetëra lloje të ndryshme të luleve, dhe nga përdoruesit kërkohet ta gjejnë kaktusin, transmeton Telegrafi.


1 84

Fotografia është postuar nga Tombola, që thotë se vetëm ata me shikim “shqiponje” mund ta gjejnë kaktusin brenda 10 sekondave.

Sipas Tombola, koha mesatare për gjetjen e kaktusit është 55 sekonda, por paralajmëruan se një në pesë përdorues të rrjeteve sociale heqin dorë nga misioni i gjetjes së kaktusit.

2 13

Ajo çfarë e bën misionin e vështirë është se dhjetëra lloje të luleve dominohen nga ngjyra e gjelbër, dhe kjo është arsyeja pse kaktusi është vështirë të gjendet brenda pak sekondave. /Telegrafi/