Prej më tepër se 20 mullinjve me ujë që dikur punonin në rajonin e Mitrovicës, tashmë ka mbetur vetëm një, i cili përveç kërkesës së njerëzve për miell të misrit, ka mbetur edhe si një relikt i një kohe të vjetër që zgjon kërshërinë e vizitorëve.
Vetëm një kilometër në dalje të qytetit të Mitrovicës në drejtim të Shalës së Bajgores, gjendet mulliri i vetëm me ujë që punon në këtë rajon. Shumica e qytetarëve të Mitrovicës e dinë këtë vend, meqë shpesh drejtohen aty për të blerë miell misri, por në atë mulli drejtohen edhe klientë nga qytete tjera të Kosovës, duke pasur parasysh cilësinë e miellit që nxjerr ai.
Për mullirin përkujdeset plaku që ka më shumë se 90 vjet, Osman Osmani, i cili ndihmohet edhe nga anëtarët tjerë të familjes. Ai thotë se mulliri në atë vend ka ekzistuar që qindra vjet. ”Na jemi këtu i ka mbi 200 vjet. Gjithë kemi pas mulli, nuk e mbaj mend mirë, i kam më shumë se 90 vjet. Edhe përpara baba e ka pas, babgjyshi, katragjyshi”, thotë për Kosovapress Osmani.
Ai, i cili përkundër moshës mbahet shumë mirë, thotë se përpara në rajonin e tyre kanë funksionuar 20 mulli me ujë, ndërsa tani ka mbetur vetëm i tyre.
Sipas tij, megjithë ndryshimin e mënyrës së jetesës, ende ka interesim për të bluar në atë mulli. ”Janë ardhë këtu me blu kahmos, prej Drenice, prej Mazgiti, Kolle, Shalci, Dërvari, Mihaliq, Haxhë, Galicë, e Mikushnicë. Vijnë me pa mullirin edhe me marr miell. Ka qe vijnë edhe nga Prizreni, kanë lidhje pas lidhje, kanë miqësi”, sqaroi Osmani.
Ai rrëfen edhe për vështirësitë dhe pluhurin që tani po i shkakton probleme në këtë punë, duke bërë të ditur se ndihmohet shpesh nga Sefa, Adnani dhe të rinjtë tjerë të familjes së tij. Traditën familjare janë duke e vazhduar edhe pasardhësit në këtë familje.
Sefedini, djali i Osmanit, i cili punon në KEDS, thotë se sa herë ka kohë i ndihmon babait dhe me kënaqësi merret me punët e mullirit. ”Mbase punoj në KEDS, megjithatë po më del kohë edhe për këtë punë dhe e bëj me kënaqësi. Nuk ka punë ku me ditë sa, por bëhemi idare”, ka thënë Sefedini.
Familja Osmani përkundër faktit se tash nuk ka shumë fitim, janë të vendosur që ta vazhdojnë punën në mullirin e tyre me ujë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës