Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu ka rrëfyer momentet kur kishin përgatitur për varrim trupat e pjesëtarëve të vrarë të familjes Jashari në Prekaz në marsin e vitit 1998.
Mulla Osmani në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjni ka thënë se në momentin kur ka arritur në vendin ku ishin trupat e pjesëtarëve të familjes Jashari ka është takuar me Këshillin e Varrimit.
“Arkivolet kanë ardhur nga Gjakova rreth orës 13:00. Unë hyra në një depo aty afër për të përgatitur qefinët dhe aty takova Jakup Krasniqin, i cili po qante me të madhe nga dhembja. Më pas erdhën Fatmir Sejdiu, Rexhep Gjergji, Anton Noka, Basri Musmurati etj.”
Hoxha nga Drenasi tregon se gjatë atyre përgatitjeve kishte pasur një incident me një person për shkak të uniformës së tij.
“Shqiptarët edhe sot kanë frikë nga Islami. Edhe atëherë dikush me ka fyer për shkak të uniformës që kisha veshur. Më tha: largohu. E kanë ende atë mikrobin e komunizmit në shpirt, pasi mendojnë se bota na urren pse ne jemi myslimanë. Bota nuk urren askënd pse është mysliman apo katolikë por urren pse nuk je njeri”.
“… U kacafyta me të me fjalë i thashë largohu se ti ende qenke rus… Ka pasur rreth dy mijë veta. Ka pasur edhe hoxhallarë të tjerë me uniforma e pa uniforma”.
Mulla Osmani rrëfen se pasi kishte filluar të vendos kufomat në arkivole, Këshilli i Varrimit dha fjalën se varrimi nuk do të bëhet sot dhe njerëzit u larguan.
“Mbetëm një grup i vogël i njerëzve. Zekerija Cana, Cen Desku dhe mulla Fetahu kishin shkuar të hanë drekë te Abdyl Salihu, ndërsa unë e Murati mbetëm aty tanë kohën”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Hoxha tregon më tej se derisa ishin duke pritur materialin shtesë për të mbështjellë kufomat, kishin ardhur përsëri forcat serbe.
“Rreth orës 5 pasdite kanë ardhur serbët me kamiona dhe të uniformuar. Jemi konsultuar me Muratin dhe kemi vendosur të ikim nga frika se mos edhe neve na vrasin. Nga ai moment nuk di se si i kanë varros anëtarët e Familjes Jashari”, tregon ndër të tjera Osman Musliu./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova