LAJMI I FUNDIT:

Mulhaxha-Kollçaku: Vetëvendosje nuk ka thirrur protestë për nesër

Mulhaxha-Kollçaku: Vetëvendosje nuk ka thirrur protestë për nesër
Foto: Arkiv

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku tha sot se dhuna e presidentit të vendit, Hashim Thaçi e cenoi demokracinë në vend.

Ajo tha se privimi i fjalës së lirë është shqetësuese dhe sipas saj, dje edhe një gazetari është tentuar t’i merren mjetet me të cilat xhironte ngjarjen.


“Privimi i fjalës së lirë është shqetësuese… nga një njeri që ka marrë rolin e diktatorit i cili na thotë se do ta godas çdokënd që nuk mendon si unë. Ndodhi edhe diçka tjetër, u privua edhe ushtrimi i detyrës së një përfaqësuesi, gazetari i cili tentoi të filmonte këtë ngjarje. Tentuan ta konfiskojnë mjetet të cilat regjistronte këtë ngjarje. Kur privohet fjala e lirë atëherë nuk ka demokraci”, tha ajo.

Ajo ftoi organet e hetuesisë që ta zbardhin rastin e aktivistit Veron Hasani.

Në lidhje me protestën që është paralajmëruar nesër, Kollçaku tha se nuk është e ftuar nga partia e saj, por kjo nuk do të thotë që në të ardhmen nuk do të thërrasin një të tillë. Sipas saj, presidenti Thaçi nuk do të mund t‘i ndalojë qytetarët që të shfaqin pakënaqësinë.

Ajo tha se të gjithë do të jenë të informuar kur LVV do të thërras protestë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori