Viti 2017 nuk u karakterizua me ndonjë sukses të jashtëzakonshme në sferën ekonomike. Papunësia mbetet në nivel të ngjashëm me vitet paraprake, investimet të huaja nuk pati, përkundrazi kishte largim të investitorëve të huaj. Kështu e ka vlerësuar vitin 2017, drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Ismet Mulaj.
Sipas tij, viti që shkoj nuk është karakterizuar me ndonjë sukses të jashtëzakonshëm, sidomos nëse e marrim në sferën e punësimit.
“Qe dhjetë vite në Kosovë rritja e punësimit në Kosovë ka ndodhur për rreth 30 mijë persona të rijnë, që nënkupton që është numër shumë simbolik, krahasuar me venet e rajoni. Po ashtu, edhe rritja ekonomike prej 3-4 %, nuk krijon qëndrueshmëri ekonomike dhe financiare po edhe nuk krijon vende të reja të punës”, tha Mulaj.
Mulaj në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se rritja ekonomike 4 përqind nuk krijon qëndrueshmëri ekonomike. Ai po ashtu tha se viti 2017 , do të mbahet mend për dështim të projekteve të mëdha.
Sipas tij, edhe politikat fiskale nuk u jetësuan në tërësi. “Po ashtu viti 2017, karakterizohet edhe me një sërë dështimesh, sidomos projektesh. Projekti i Brezovicës një nga projektet më të mëdha në Kosovë me shpresë që ndoshta projekti i Kosovës së Re do të jetë projekt i suksesshëm, po shpresojmë që viti 2018 do të jetë i zbatimit. Po ashtu, viti 2017, kanë pasur përpjekje për të ndryshuar disa pako fiskale që kanë qenë me interes, sidomos për prodhuesit vendor, për biznesin kosovar, por të cilat nuk janë jetësuar dhe kanë mbet të jetësohen në vitin 2018”, tha Mulaj
Ai ka shtuar se edhe në vitin 2017 , bizneset kishin probleme me furnizim cilësor të energjisë elektrike dhe probleme me burokracinë, ku një biznes për të investuar në Kosovë nevojitet të trokas në 22 zyra.
Mulaj po ashtu ka përmendur edhe sektorë të tjerë që shteti nuk i ka shfrytëzuar në dobi të zhvillimit ekonomike, si sektorin minerar, Trepçën dhe turizmin.
“E kemi sektorin e minierave, sektor totalit të pa zhvilluar, e kemi sektorin e turizmit që nuk është bërë asnjë lëvizje në këtë drejtim pos po shpresojmë që projekti Borea mund të jetë, pasi dështoi projekti i Brezovicës mund të jetë një shpresë e vogël në sektorin e turizmit malor. Nuk është bërë asgjë për Trepçën, edhe pse është miratuar ligji për Trepçën, është krijuar ndërmarrje publike në vitin 2017, nuk e ka miratuar bordin menxhues të Trepçës dhe po ashtu në vitin 2017, ka pasur largim të investitorëve. Kompani gjermane, një kompanitë më të madhe në botë në fushën e energjisë ‘Bifinger’ është larguar në vitin 2017”, tha Mulaj.
Drejtori i Odës më të re në vend, shpreson që viti 2018 të jetë një vit me zhvillim ekonomik.
“Shpresoj që kjo pako fiskale që është miratuar nga Qeveria që të zbatohet nga 1 janari, të kompletohet edhe me një sërë ligjesh tjera siç është ligji për falimentim, qasja në energji elektrike, siç është lejet ndërtimore, siç është efikasiteti në gjyqësor që është një problem shumë i madh”, tha Mulaj.
Ai mbetet me shpresë që Qeveria në vitin 2018, do të jetë Qeveri më miqësore dhe më kreative për bizneset./Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias – gjithçka duket si një grabitje e madhe

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?