Muja i LVV-së: Krimi i organizuar në tri fronte, është i qartë frustrimi i tyre

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar sot pas përleshjes fizike në Kuvendin e Kosovës, ndërsa tha se krimi i organizuar është në tri fronte.
Muja në një postim në Facebook shkruan se është i qartë frustrimi e shpërthimi i tyre.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Krimi i organizuar në 3 fronte: PDK sulmoi në Kuvend. Paterica PSD sulmoi jashtë Kuvendit. Baton Haxhiu e Berat Buzhala sulmojnë nëpër studio televizive e portale. Zgjodhën momentin tash, sepse nuk duan ta lënë Kosovën t’i fitojë betejat që duket se do t’i fitojë. E gjitha kjo vjen si rezultat i luftës së suksesshme ndaj krimit jo vetëm në veri por edhe në Prishtinë e kudo. Kumbarët e krimit, pavarësisht etnive, kanë mbështetur dhe mbështesin njëri-tjetrin. Ky është koncerti i krimit të organizuar i ditëve të sotme që në fakt është krimi i organizuar i gjithë viteve të pasluftës që askush nuk ua prishi tymin e duhanit. Është i qartë frustrimi i tyre. Është i qartë shpërthimi i tyre. /Telegrafi/



















































