LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri: Nëse humbi garën për kryetar të Pejës, dorëhiqem edhe nga pozita e nënkryetarit të LDK-së

Muhaxheri: Nëse humbi garën për kryetar të Pejës, dorëhiqem edhe nga pozita e nënkryetarit të LDK-së

Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri ka konfirmuar se do të jetë në garë për zgjedhjet lokale.

Muhaxheri në “Debat Plus” thotë se nëse nuk arrin të rizgjidhet kryetar i Pejës, nuk do të jetë nënkryetar i LDK-së e as kryetar i degës në Pejë.


“Nëse humbi zgjedhjet në Pejë nuk do të jem as nënkryetar i partisë e as kryetar i degës së LDK-së [në Pejë]. Duhet të promovojmë standard të ri, atë që unë e kam kërkuar shumë herë. Duhet ta sjellim një standard siç është në partitë demokratike të djathta që në momentin kur i humb zgjedhjet duhet të lëshoj rrugë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Muhaxheri thotë se Abdixhiku mund t’ia kërkojë Hazirit të rikandidoj në Gjilan.

“Haziri e merr vendimin nëse dëshiron ta masë veten apo jo”.

Sipas Muhaxherit edhe Anton Quni mund t’i futet garës në Prizren, por sipas tij kjo mund të jetë më problematike për shkak të pozitës së deputetit që ai mban./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori