Pas një periudhe të gjatë, në shtator të vitit 2018 kishte nisur puna për ndërtimin e Kompleksit rekreativo-sportiv “Borea” në Pejë. Punimet në këtë qendër, që është vetëm 900 metra larg qytetit të Pejës, ku parashihej të punësoheshin rreth 500 persona, u ndërprenë për arsye të pezullimit të lejes së ndërtimit nga Ministria e Ambientit gjatë Qeverisë Haradinaj.
Arsyet se pse ky projekt ka ngecur për kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, fajtor është politika.Muhaxheri, në intervistën për KosovaPress, thotë se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, që më vonë sipas një organizimi të ri u shndërrua edhe në Ministri të Ambientit, vonoi me procedurat për kalimin e zoonimit të parkut nacional “Bjeshkët e Nemuna” në Qeveri e Kuvend.
Megjithatë, pengesat, Muhaxheri thotë se i kanë shkaktuar njerëz të caktuar të politikës.
“Është projekti më i madh, jo vetëm në Pejë por edhe në gjithë Republikën e Kosovës. Prapë kemi problemin me Ministrinë e Planifikimi Hapësinor (më vonë në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit) e cila përkundër obligimeve ligjore që ka pasur që tetë vite nuk e ka kaluar zoonimin e projektit nacional ‘Bjeshkët e Nemuna’ dhe tash kjo po paraqitet si pengesë dhe pse nuk ishte dashur të ishte pengesë, unë besoj që më tepër është pengesë politike e caktuar prej njerëzve të caktuar në këtë ministri për të penguar Komunën e Pejës në realizimin e projektit madhor që nuk është vetëm për komunën e Pejës, por ka impakt edhe për komunën e Klinës, Deçanit, Istogut e besoj edhe të Junikut”, tha Muhaxheri për KosovaPress.
Megjithatë, plani i zoonimit të parkut nacional “Bjeshkët e Nemuna” është në Kuvendin e Kosovës dhe duhet të pritet legjislatura e re që do të dalë prej zgjedhjeve të reja për të çuar përpara edhe projektin e “Boreas”.
Muhaxheri ka shpresë edhe në qeverinë e re dhe ministrat e rinj që pret edhe nga ta që ta shtyjnë përpara këtë projekt të rëndësishëm për Komunën e Pejës.
“Komuna është para një sfide të madhe sepse më në fund pas 8 vjetëve plani i zoonimit të parkut nacional ka shkuar në Qeveri, prej aty është përcjellë në parlament dhe tash falë rrethanave që po paraqiten nuk do të mund të votohet dhe duhet të pritet qeveria e ardhshme, vullnetin e zyrtarëve të rinj dhe ministrave të rinj në ministri për të çuar përpara”, deklaroi Muhaxheri.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në intervistën për KosovaPress, duke folur për vitin 2020 thotë se përhapja e COVID-19 nuk u bë pengesë për Pejën që të realizojë disa nga projektet e planifikuara.
Muhaxheri thotë se 85 përqind e projekteve që ishin paraparë kanë përfunduar, duke shtuar edhe se buxheti i aprovuar vonë kishte vonuar procedurat e prokurimit.
Me theks të veçantë, ai përmend edhe tenderimin e autostradës Kijevë-Zahaq për të cilin thotë se do të ketë ndikim të madh në zhvillimin e komunës së Pejës.
“Ne kemi pasur shumë projekte dhe kemi arritur t’i realizojmë mbi 85 përqind të projekteve. Kemi pasur 15 projekte me ‘Demos’ dhe 14 prej tyre kemi arritur t’i përfundojmë, vetëm projekti i 15 nuk është arritur që të shpenzohet komplet buxheti ashtu siç ka qenë e paraparë. Ajo që do të ndikojë në të ardhmen në qytetin e Pejës është tenderimi i autostradës Kijevë-Zahaq e cila do të ketë impakt të madh në zhvillimin e qytetit të Pejës sepse do ta afrojë Aeroportin e Prishtinës për qytetarët e Pejës për më pak se 30 minuta dhe Prishtinën për më pak se një orë, pra do të mundësojë qarkullimin e shpejtë dhe të lirë të njerëzve dhe mallrave Prishtinë-Pejë dhe prej Pejës në Prishtinë”, tha Muhaxheri.
Në lidhje me menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19, Muhaxheri thotë se ia kanë dalë mjaft mirë, përkundër sfidave që i patën. Sipas tij, të gjitha hallkat e sistemit primar shëndetësor kanë funksionuar si duhet.
Ata që pësuan më shumë nga pandemia ishin edhe bizneset të cilët Muhaxheri thotë së kanë pranuar vetëm ndihmën e Qeverisë së Kosovës.
Ankesat më të mëdha në drejtim të Komunës, ai thotë se erdhën nga gastronomet për shkak të orarit të kufizuar për të ushtruar veprimtarinë.
Muhaxheri: Komuna nuk i ka subvencionuar bizneset
“Komuna nuk i ka subvencionuar (bizneset) por qeveria me pakon. Pakoja e parë fiskale ka qenë një ndihmë e mirë për bizneset, kjo pakoja e dytë është vonuar pak por besoj që edhe kjo do të jetë një ndihmë e madhe për bizneset. Sidomos tani njerëzit kanë marrë edhe të hyrat prej Trustit dhe është një shumë e konsiderueshme për ekonomitë familjare. […] Zakonisht këta të gastronomisë janë ankuar shumë për orarin që ka qenë i shkurtuar. Kërkesa kryesore ka qenë e këtij sektori”, është shprehur Muhaxheri. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame