Muçolli vendimtar me gol dhe asistim në fitoren e Goteborgit

Arbnor Muçolli ka vazhduar me formë të shkëlqyer në elitën e futbollit suedez me fanellën e skuadrës së tij Goteborg.
Sulmuesi i talentuar shqiptar ka qenë vendimtar në fitoren që Goteborg e ka marrë në shtëpi përballë pretendentëve për titull të kampionit, Hacken 4-2.
Muçolli ka realizuar një gol të bukur në këtë ndeshje, ku u shërbye mirë në zonë dhe me një gjuajtje të fortë realizoi.
23-vjeçari asistoi edhe tek goli i katërt duke konfirmuar kështu formën e tij të shkëlqyer.
Reprezentuesi shqiptar iu bashkua Goteborgut në verën e këtij viti dhe deri tani ka luajtur tetë ndeshje, duke shënuar dy gola dhe dhënë dy asistime.
Sulmuesi shqiptar është titullar i padiskutueshëm dhe po ndihmon Goteborgun që t’i largohet sa më shumë zonës së rrezikshme.
Falë formës së shkëlqyer, Muçolli pritet të grumbullohet për ndeshjet e shtatorit nga trajneri i Shqipërisë, Sylvinho. /Telegrafi/


















































