Ajo pak muaj më parë rrëmbeu vëmendje të madhe në rrjetet sociale e po ashtu edhe në mediet shqiptare.

Bëhet fjalë për Ariana Lirey, një modele ruse që numëron mbi 300 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.


E njëjta po ashtu bëri që të flasin për të me një veprim të bërë për reperin nga Drenica, Don Xhonin.

Screenshot 7 6 Ariana Lirey (Foto: Instagram)

Modelja bëri tatuazh fytyrën e artistit shqiptar teksa tani ka ndarë disa postime të tjera dedikuar tij.

Në një shkrim publik që i drejtohej ndjekësve në lidhje me editimet në fotografi, ajo në fund e prezantoi veten me mbiemrin e Don Xhonit, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi.

Screenshot 6 10 Ariana Lirey (Foto: Instagram)

Në një postim tjetër, zeshkania ndau fotografinë e reperit duke shkruar: “Ky është i preferuari i nënës sime”.

Nuk dihet nëse të njëjtit po mbajnë një lidhje në distancë, apo kjo gjë po ndodhë vetëm për vëmendje. /Telegrafi/

Screenshot 8 8 Ariana Lirey (Foto: Instagram)