LAJMI I FUNDIT:

MTL: LSDM premton projekte të cilat janë në realizim e sipër

MTL: LSDM premton projekte të cilat janë në realizim e sipër

Ministria për transport dhe lidhje ka reaguar sot ndaj akuzave të LSDM se qeveria e ka neglizhuar rajonin e Dellçevës, dhe ndaj premtimit të tyre për projekte në këtë pjesë të vendit duke theksuar me këtë rast se “po mbetet praktikë që LSDM të paralajmërojë projekte të cilat tashmë Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM është duke i realizuar”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vetëm për momentin e dhënë në Maqedoninë Lindore janë duke u ndërtuar mbi 120 kilometra infrastrukturë rrugore ose ka investim prej mbi 200 milionë euro”, thuhet në reagimin e kësaj ministrie.

Prej atje kanë paralajmëruar se së shpejti do të fillojnë me ndërtim rrugët ekspresë: Shtip – Koçanë, Shtip – Radovish, Rankovcë – Kriva Pallankë, si dhe rrugët rajonale Probishtip – Ponikvë, Kriva Pallankë – Kamenica maqedonase dhe Kriva Pallankë – Deve Bair, ose gjithsej një investim prej mbi 240 milionë euro./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori