Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka marrë vendim për fillimin e hetimeve e çmimeve anti-dumping për importin e qumështit dhe produktet e qumështit me përmbajtje të yndyrës bimore dhe shtazore në Republikën e Kosovës.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë e ka marrë këtë vendim para dy ditësh, në mbështetje të nenit 92 paragrafi 4 dhe nenit 93 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 4, 21, 22 të Ligjit Nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës, nenit 28 të Ligjit Nr. 04/L-240 për Masat Antidamping dhe Masat Kundërbalancuese, si dhe nenit 8 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe Shtojcës 8 të Rregullores Nr. 02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit.
“Aprovohet rekomandimi i Departamentit të Tregtisë dhe Komisionit ndër-ministror për Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta në Importe për fillimin e hetimeve anti-dumping për importin e qumështit dhe produktet e qumështit me përmbajtje të yndyrës bimore dhe shtazore në Republikën e Kosovës”, thuhet në vendim, raporton Insajderi.
Në arsyetim thuhet se bazuar në kërkesën nr.7728 dt.27.11.2017 nga Shoqata e Përpunuesve të Qumështit në Kosovë dhe Shoqata e Fermerëve Kosovar të Qumështit, për mbrojtje nga importi i qumështit dhe produktet e qumështit me përmbajtje të yndyrës bimore dhe shtazore apo imitimeve të tilla të cilat shiten në Republikën e Kosovës, nga vende të ndryshme kryesisht nga regjioni dhe vendet e BE-së, Departamenti i Tregtisë në bashkëpunim me Komisionin ndër-ministror për Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta në Importe i ka rekomanduar Ministrit së MTI-së, inicimin e hetimeve për vërtetimin e ekzistimit të dumpingut për importin e qumështit dhe produktet e qumështit me përmbajtje të yndyrës bimore dhe shtazore.
“Departamenti i Tregtisë ka rekomanduar për fillimin e hetimeve anti-dumping për importin e qumështit dhe produktet e qumështit me përmbajtje të yndyrës bimore dhe shtazore apo imitimeve të tilla, pasi që ka dyshime se të njëjtat importohen me çmime më të ulëta në krahasim me çmimet në vendin e origjinës ose nën koston e prodhimit të vendit të origjinës. Duke u bazuar në nenin 28 të Ligjit Nr. 04/L-240 për Masat Antidamping dhe Masat Kundër balancuese, Ministri vendosi si në dispozitivin e këtij Vendimi”, thuhet në arsyetimin e vendimit të nënshkruar nga ministri Bajram Hasani.
Ndryshe, bëhet e ditur se ky vendim hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Vendimi i është dërguar institucioneve përkatëse si: Dogana e Kosovës, Zyra e Sekretares së Përgjithshme/MTI, anëtarëve të Komisionit për Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta të Importit, Departamentit të Tregtisë, Departamentit Ligjor dhe Arkivit të MTI-së. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi teoria e relativitetit e Ajnshtajnit mund te sjell revolucion në punë?
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve
Rripi i gjelbër me drunj për banoret Grabovcit
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi