Ministria e Shëndetësisë dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS), nënshkruan sot Marrëveshje për kryerjen e aktiviteteve të prokurimit.
Marrëveshja parasheh prokurimin e pajisjeve mjekësore të nevojshme për ballafaqimin me COVID-19 për institucionet shëndetësore në Kosovë si dhe intervenimet infrastrukturore.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha pas nënshkrimit të marrëveshjes se sot po nënshkruhet një marrëveshje shumë e rëndësishme, pas negocimit midis dy institucioneve dhe pas aprovimit nga Banka Botërore.
“Më 29 qershor, Republika e Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim në kuadër të Bankës Botërore, kanë nënshkruar Marrëveshjen e kredisë për “Projektin Emergjent COVID-19 për Kosovën. Ky projekt përbëhet nga 2 komponentë, ku komponenti i parë i përket Ministrisë së Shëndetësisë dhe komponenti i dytë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ky projekt në kuadër të komponentit të parë është paraparë të ndihmojë Kosovën në luftën kundër pandemisë, duke i mundësuar blerjen e pajisjeve mjekësore dhe intervenimeve të nevojshme infrastrukturore”, tha Zemaj, thuhet në njoftimin për media.
Ai tha se gjatë negociatave në mes të dy institucioneve, është vendosur që shumica e komponentëve të projektit të bëjnë prokurimin përmes Agjencive të Kombeve të Bashkuara, UNOPS-it.
“Arsyeja e zgjedhjes së kësaj metode të prokurimit ka qenë mundësia për prokurim më të shpejtë dhe emergjent nga UNOPS-i, të cilët kanë përvojën në prokurimin e pajisjeve për COVID-19.
Marrëveshja parasheh prokurimin e pajisjeve mjekësore të nevojshme për ballafaqimin me COVID-19 si dhe intervenimet infrastrukturore detajet e së cilave do të definohen në fillim të vitit të ardhshëm”, theksoi Zemaj.
Brendan Kieernan, shef i Zyrës së UNOPS-it për Kosovë tha se marrëveshja e sotme është në kuadër të përgjigjes së përbashkët kundër COVID-19 dhe kjo organizatë do të ndihmojë MSh-në për prokurime të produkteve të nevojshme për sistemin shëndetësor gjatë kohës së pandemisë.
Mjetet mbrojtëse personale, për personelin shëndetësorë, pajisje si dhe kite për testim, do të shpërndahen në tre nivele të kujdesit shëndetësor, Institutin e Patologjisë dhe IKSHPK-në.
Marrëveshja në tërësi ka vlerë prej rreth 14 milionë euro, ndërsa marrëveshje sot parasheh aprovimin për pagesën për UNOPS-in në vlerë prej 8 milionë euro. Pjesa tjetër do të jetë për aprovim në fillim të vitit të ardhshëm.
Pagesa prej 8 milionë euro do të bëhet në avans, duke marrë parasysh që rregullat e disbursimit të Bankës Botërore, por edhe mundësinë për të shfrytëzuar buxhetin e alokuar vetëm deri në fund të vitit.
Marrëveshja që lidhet mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe UNOPS-it për kryerjen e aktiviteteve të prokurimit, buron nga Ligji NR. 07/L-017 për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me Financimin e Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovën dhe si e tillë i tejkalon ligjet vendore.
Po ashtu, Rregullat e Prokurimit të Bankës Botërore të cilat janë pjesë e marrëveshjes së ratifikuar, cekin edhe aranzhimet e veçanta të projekteve me agjencitë e Kombeve të Bashkuara, si dhe mundësia e pagesës në avans.
Aty parashihet që disbursimi ndaj agjencive të UN-it bëhet vetëm përmes avansit.
Të njëjtën procedurë për projekte emergjente për COVID-19 e kanë ndjekur edhe Republika e Shqipërisë dhe shtetet tjera në rajon që i kanë lidhur këto marrëveshje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës