LAJMI I FUNDIT:

MSH Maqedoni: 76% e rasteve të reja dhe 81% e të hospitalizuarve me Covid-19 janë të pavaksinuar

MSH Maqedoni: 76% e rasteve të reja dhe 81% e të hospitalizuarve me Covid-19 janë të pavaksinuar

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni e ka publikuar analizën e të vaksinuarve, nga rastet pozitive me Covid-19, në periudhën nga 6 gusht deri më 7 tetor.

Nga MSH thonë se të vaksinuar konsiderohen personat që janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në periudhën nga 06.08 deri 7.10.2021 në territorin e vendit, 38,019 qytetarë ishin pozitivë nga ata të testuar për Covid-19, 24% e tyre ishin plotësisht të vaksinuar, pra 9,163 persona. Ekziston një numër i madh i qytetarëve të pavaksinuar që u infektuan me Covid-19”.


“Sipas statistikave për dy muajt e fundit, 28,856, qytetarë, pra 76% e rasteve pozitiv nuk ishin të vaksinuar. Përqindja e personave të shtruar në spital që nuk janë të vaksinuar është 81%, ndërsa vetëm 19% e të gjithë pacientëve të hospitalizuar aktualisht janë plotësisht të vaksinuar”.

“Vdekshmëria tek të pavaksinuarit është në mënyrë drastike më e lartë.. Në periudhën nga 6.08 deri në 7.10.2021 në territorin e vendit vdiqën 1277 pacientë me Covid-19, prej të cilëve 1070 pacientë të vdekur, pra 84% nuk ​​ishin të vaksinuar, dhe vetëm 16%, pra 207 ishin të vaksinuar”, thonë nga MSH.

Sipas analizës, të vdekurit kanë pasur disa sëmundje kronike të kombinuara. Pacientët u vaksinuan me të gjitha llojet e vaksinave që dispozicion në RMV./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori