MSH: Është suspenduar akusherja e cila i dëmtoi një foshnje në Gjinekologjinë e Shkupit

Sipas përgjigjes nga ISHP Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës – për departamentin për të sapolindur, ka ndodhur një incident fatkeq, kur një mami, gjatë lindjes së një të porsalinduri, i preu aksidentalisht një pjesë të vogël të gishtit të madh të foshnjës, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Pediatri kujdestar ka vepruar maksimalisht me profesionalizëm dhe me përgjegjësi dhe është thirrur menjëherë kirurgu pediatër. I porsalinduri është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ku i është rregulluar lëndimi.
Akusherja u suspendua, iu referua Komisionit Disiplinor dhe iu dha dënimi maksimal sipas Ligjit për Kujdesin Shëndetësor, si dhe ndërrimi i vendit të punës”, thuhet në njoftim.
Sa i përket të dhënave tjera për pacienten e pranuar me probleme të shtatzënisë, theksojnë nga atje, në muajin gusht në ISHP KU për Gjinekologji në Shkup është pranuar një paciente e tillë e cila kishte probleme shoqëruese shëndetësore për shkak të të cilave foshnja ka ndërruar jetë.
“Si pasojë e sëmundjeve shoqëruese u bë ndërprerja e shtatzënisë me prerje cezariane. Fatkeqësisht, pas operacionit, filluan një sërë komplikimesh të mëvonshme, të cilat kërkuan rishikime të shumta kirurgjikale. Në mjekimin e pacientes janë përfshirë shumica e mjekëve më me përvojë të ISHP Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës – nga profili gjinekologjik dhe anesteziologjik, si dhe ekipet kujdestare. Vendimet e vështira për shëndetin e pacientes u morën në konsultim nga mjekët më me përvojë, duke respektuar protokollet më bashkëkohore mjekësore.
Fatkeqësisht, me gjithë angazhimin dhe mjekimin intensiv gati dy mujor, pacientja iu nënshtrua komplikimeve shoqëruese. Presim konfirmimin nga autopsia dhe gjetjet histopatologjike, të cilat do të japin informacion të saktë për gjendjen e pacientes. Në vendin tonë është krijuar një organ ekspertimi për të shqyrtuar të gjitha rastet me rezultate të pafavorshme për foshnjën në bark dhe për të sapolindurit me rezultat fatal”, thonë nga MSH./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa