Me rreth 2000 vizitorë në ditë, “Syri i Kaltër”, monumenti natyror më i rëndësishëm në aksin nacional Gjirokastër-Sarandë po njeh kulmin e interesit të vizitorëve që prej fillimit të muajit gusht.
Burimi me formë ovale i rrethuar nga një kurorë e dendur bimësie dhe pemë qindravjeçare rrapi është burimi më i madh dhe më interesant mes 18 burimeve që burojnë prej rrëzës së Malit të Gjerë.
Megjithë bukurinë e rrallë natyrore që ofron parku përballja e parë me të është problematike. Era e keqe dhe ndotja e akumuluar prej vitesh në liqen ne hyrje të parkut është duke u kryesuar listën e ankesave të vizitorëve. Vizitorët ankohen edhe për cilësinë e rrugës hyrëse dhe mungesën e parkimeve thotë Qëndrim Zani, inspektor i zonave të mbrojtura.
Vizitorët nga Kosova dhe shqiptarët e diasporës po mbajnë një peshë të konsiderueshme këtë vit. Ata duken të kënaqur me natyrën por presin më shumë shërbime dhe ndërhyrje në infrastrukturë.
Ndryshimet që erdhën pas riorganizimit të administrimit dhe vendosjen e parkut nën varësinë e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura diktuan rregullore të re për parkun përfshirë këtu edhe ndalimin e zhytjeve në burim çka duket gati e pamundur me gjithë sinjalistikën që e ndalon notin dhe patrullimin disa herë në ditë të specialistëve. Duket se gjysma e vizitorëve vijnë në Syrin e Kaltër për tu zhytur në ujërat e burimeve të tij.
Syri i Kaltër në qendër të parkut me sipërfaqe 180 ha përfaqëson një prej burimeve më të rrallë nëntokësorë që ushqehet me ujin e përrenjve që burojnë nga Mali i Gjerë.
Ky destinacion i turizmit natyror ka njohur këtë vit dyfishim të vizitorëve, por shërbimet për ta ende lënë për të dëshiruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Osmani mbështet deklaratën e sekretarit Rubio për sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja