LAJMI I FUNDIT:

MPPS: 10.8 milionë euro do të ndahen për përmirësimin e shërbimeve sociale nëpër komuna

MPPS: 10.8 milionë euro do të ndahen për përmirësimin e shërbimeve sociale nëpër komuna

Gjithsej 10.8 milionë euro nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) janë vendosur në dispozicion të komunave për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal, për pesë vitet e ardhshme.

MPPS ju bën thirrje komunave të aplikojnë për grantet e dedikuara për shërbime komunale, ndihmë individuale ose familjare, ndihmë shtëpiake, asistencë personale, ndihmë ditore, kujdes të përkohshëm, qendra ditore dhe shërbime për jetesë me ndihmë dhe shërbime tjera inovative, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga MPPS thonë se me “Projektin për përmirësimin e shërbimeve komunale” zhvillohet dhe përmirësohet cilësia e shërbimeve sociale në bashkësitë lokale, sipas nevojave të qytetarëve dhe qasjen tek shërbimet sociale të dedikuara për grupet e prekura sociale, personat më të vjetër, personat me nevoja të veçanta dhe personave tjerë.


Thirrja publike është publikuar në web-faqen e MPPS-së, ku është edhe formulari për paraqitje. Afati i fundit për aplikim është 31 tetori i këtij viti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori