Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të MPJ-së ruse ndaj Kosovës.
MPJD konsideron se të gjitha partitë shqiptare në Kosovë kanë orientim të qartë pro-perëndimor dhe Euro-Atlantik.
“Nuk është për t’u habitur me deklaratat që vijnë nga Ministria e Jashtme ruse kundër Kosovës, e cila i konsideron partitë shqiptare nacionaliste. Javën e kaluar, Republika e Kosovës ka shënuar 13 vjetorin e mëvetësisë së saj”, thuhet në reagim.
Sipas tyre, edhe pse Rusia ka qenë e përfshirë në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës bashkë me 5 vende të tjera të Grupit të Kontaktit, në fund prishi konsensusin duke kërcënuar me VETO çdo rezolutë në KS të OKB që do të mundësonte krijimin e shtetit të Kosovës.
“Më 2010 Rusia sërish doli kundër opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, edhe pse Serbia, me mbështetjen e Rusisë kishte insistuar përmes Asamblesë së Përgjithshme të OKB për një opinion nga GJND”, thuhet më tej.
MPJD thekson se prej fillimit të dialogut Kosovë-Serbi, përmes veprimeve të saj Rusia gjithmonë është përpjekur të pengojë arritjen e një marrëveshje.
“Ndërtimi i një baze “humanitare” në Nish në afërsi me Kosovën, nisja e trenit të sponsoruar nga Rusia për t’u futur dhunshëm në Kosovë, organizimi i incidenteve në veri të vendit nga pjesëtarë rusë të UN në Kosovë, sponsorizimet ruse për të prodhuar “fake neës” në Kosovë dhe rajon, angazhime serioze të diplomacisë ruse për të kushtëzuar shtete dhe udhëheqës të caktuar për të ‘tërhequr njohjen e Kosovës’, si dhe shumë veprime të tjera publike dhe jopublike në forume të ndryshme ndërkombëtare, tregojnë qartë për tendencën përçarëse ruse për të penguar procesin e pajtimit dhe ta prishur paqen në rajon. Në këtë mënyrë Rusia synon të rrënojë ndikimin perëndimor dhe ta imponojë atë rus”, thotë kjo ministri.
Tutje thekson se për interesat e saj, Rusia është përpjekur ta përdorë rastin e Kosovës për ta krahasuar me raste të tjera në botë, si në Gjeorgji dhe Ukrainë dhe kriza të tjera në Kaukaz dhe gjetiu, por në secilin rast ka dështuar.
“Pavarësia e Kosovës ka ardhur si rrjedhojë e një procesi, i cili ka kaluar nëpër gjithë nivelet e sistemit ndërkombëtar. Legjitimiteti i shtetit të Kosovës ka marrë edhe vlerësimin unanim të GJND, se ky proces është bërë në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare. Është njohur nga 117 shtete të pavarura. Si shtet i ri dhe demokratik, Kosova përgjatë këtyre 13 vjetëve është dëshmuar si vend përgjegjës dhe serioz, që në vazhdimësi synon të avancojë marrëdhëniet e mira fqinjësore, rajonale dhe me gjerë”, vazhdon reagimi.
Ditë më parë, Kosova mbajti zgjedhjet e saja të jashtëzakonshme. Ndonëse në rrethana pandemie, me procesin zgjedhor të 14 shkurtit, institucionet dhe populli i Kosovës dëshmuan se ndajnë vlera demokratike evropiane, ku vlerësohet dhe respektohet ligji dhe fjala e popullit. Këto zgjedhje ishin model për rajonin dhe ndoshta edhe për shumë vende perëndimore.
Pavarësisht ndryshimeve politike demokratike, Kosova gëzon koncensusin e gjerë për përkushtimin për dialog për njohje reciproke me Serbinë, mbi parime të përcaktuara të respektimit të integritetit territorial, rendit kushtetues, dhe karakterit unitar të saj, në afat kohor të kornizuar, dhe me epilog të definuar – njohja reciproke si e vetmja zgjidhje që garanton stabilitetin dhe paqen e qëndrueshme në rajon”, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos