Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar ndaj deklaratave të shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq, gjatë një interviste dhënë televizionit serb Pink, i cili ka deklaruar se Togo është vendi i 15-të që ka tërhequr njohjen e Kosovës.
MPJ në reagimin për media thekson se Kosova është përballur në tre vitet e fundit më një fushatë të paprecedent diplomatike dhe propagandistike nga Serbia me mbështetjen e Rusisë dhe vendeve të tjera për të penguar integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare.
“Kosova në koordinim me vendet e Quint-it e ka kundërshtuar këtë fushatë dhe në koordinim të ngushtë me shtetet Quint ka ndërmarrë hapa ndërkombëtarisht. Serbia ka përdorur çdo mjet për të penguar Kosovën ndërkombëtarisht. Ne kemi shprehur shqetësimin tonë se kanë përdorur ryshfete, afera korruptive, shitje të armëve dhe marrëveshje për heqjen e vizave dhe afera jo-moralshme (si rasti i INTERPOL-it) për të kundërshtuar Kosovën. Serbia ka ftuar zyrtarë të huaj në Beograd në vizita pa marrë parasysh legjitimitetin e tyre dhe përmes ryshfeteve janë lëshuar “nota diplomatike” dhe dokumente të rreme që janë hedhur poshtë nga vendet përkatëse mandej, si rasti i Liberisë (para TV liberian Presidenti i Liberisë e demanton dhe lëshon komunikate), Ganës, Guinea-Bissaut (akreditimi i Ambasadorit të Kosovës), Burkina Fasos (dërgon dokument që demanton Beogradin), Republikës së Afrikës Qendrore (po zhvillohen hetime për aferë korruptive), Sao Tome and Principe (takimet e nivelit të lartë ku mohohet deklarata e Daçiqit dhe vendet e tjera si Papua New Guinea, Palau, Somalia, Komorët, Burundi”, thuhet në reagim.
Sipas MPJ-së organizatat ndërkombëtare si Amnesty International kanë shprehur shqetësimin e tyre për shitjen e armëve të Serbisë në Afrikë ku sië theksoi MPJ në shumë vende kjo është përdorur si një mjet për të forcuar propagandën e saj në shtëpi për Ivica Daçiqin.
“Të gjitha notat diplomatike të treguara në Beograd të cilat janë hedhur poshtë nga qeveritë përmes kanaleve diplomatike ose publikisht janë shkruar nga një person i vetëm i cili është i njohur për të kaluarën e tij kriminale dhe lidhjet me rrjetet e krimit të organizuara jashtë Evropës dhe i cili shërben tani si Këshilltar për Ministrin e Jashtëm Serb. Kosova ka bashkëpunim me partnerët e saj dhe ka treguar gatishmërinë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-së dhe kemi synuar të mos ndërmerren veprime që do të barazonin Kosovën me Serbinë. Kosova ka qëndruar e përkushtuar në parimin e politikës së jashtme për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal, por për të arritur këtë duhet veprime konkrete edhe nga Beogradi, qe nuk ka qenë rasti”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera në njoftim thuhet se Kosova është e gatshme të veprojë si një fqinj konstruktiv, por Serbia po instalon një klimë që nuk krijon hapësirë për normalizimin e marrëdhënieve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës