LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Nuk ka informacione për të vdekur ose të lënduar nga Maqedonia në tërmetin në Itali

MPJ: Nuk ka informacione për të vdekur ose të lënduar nga Maqedonia në tërmetin në Itali

Ministria e punëve të jashtme (MPJ) të Maqedonisë bën të ditur se deri tani nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë që mund të jenë lënduar, ose të kenë vdekur në tërmetin e sotëm në Italinë qendrore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

MPJ-ja njofton se është në kontakt të përhershëm me institucionet përgjegjëse të Italisë, duke shprehur njëherit edhe keqardhjen e thellë për familjet e viktimave dhe për të lënduarit nga tërmeti./Telegrafi/